Categories Lifestyle

18 fjalë të gjuhës shqipe që po shkruhen gabim!

Njohja e mirë e saj si dhe dëshira për perfeksionim të përdorimit të gjuhës është pjesë e kësaj dashurie. “Ai që nuk dashuron gjuhën e tij është më keq se një kafshë dhe një peshk që qelbet erë”, do të shkruante dikur aktivisti dhe intelektuali filipinas, Jose Rizal. Njohja e mirë e saj si dhe dëshira për perfeksionim të përdorimit të gjuhës është pjesë e kësaj dashurie.

Në mesazhet e përditshme që merrni apo dërgoni, në punimin e diplomës suaj, në shënimet që ju sjellin miqtë, lajmet e portaleve apo dokumentet që përpiloni, shpesh ndeshni gabime në shkrimin e tyre.nMë poshtë do të gjeni 18 fjalë të gjuhës shqipe, që gjerësisht shkruhen gabim:

Gabim: Sërisht— E saktë është: Sërish

Gabim: Mbrapsh— E saktë është: Mbrapsht

Gabim: Zëvëndësministër — E saktë është: Zëvendësministër

Gabim: Anti-trupa — E saktë është: Antitrupa

Gabim: Proces-verbal — E saktë është: Procesverbal

Gabim: Inaguroj — E saktë është: Inauguroj

Gabim: Proçes — E saktë është: Proces

Gabim: Egzistoj — E saktë është: Ekzistoj

Gabim: Europian — E saktë është: Evropian

Gabim: Shqipëtar — E saktë është: Shqiptar

Gabim: Antar — E saktë është: Anëtar

Gabim: Brënda — E saktë është: Brenda

Gabim: Rudhë — E saktë është: Rrudhë

Gabim: Kanotjere — E saktë është: Kanotierë

Gabim: Cënoj — E saktë është: Cenoj

Gabim: Karrotë — E saktë është: Karotë

Gabim: Çfarëdo lloj — E saktë është: Çfarëdolloj

Gabim: Kallçuk— E saktë është: Kauçuk

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME