Një nga ankthet më të mëdha të femrave (mes shumë të tjerave) është edhe procesi i depilimit.Depilimi është një ritual shumë i rëndësishëm në jetën tonë dhe shpeshherë konsiderohet si treguesi më i qartë i higjienës personale.
Në artikujt e mëparshëm ju kemi treguar sesi mund të realizoni një depilim sa më korrekt. Por jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç do të donim, sidomos në rast se depiloheni me brisk.
Irritimi i lëkurës së sqetullave është një prej këtyre shqetësimeve. Puçrrat që krijohen pas depilimit të sqetullave janë shumë irrituese. Në disa raste ato mund të infektohen dhe të shkaktojnë dhimbje të shumta. Ju mund të përgatisni në shtëpi maska të thjeshta që ju ndihmojnë të shpëtoni një herë e mirë nga ky problem.
- Trajtim me vaj kokosi dhe bustina kamomili
Përbërësit: 2 lugë gjelle vaj kokosi, 4 bustina kamomili të ziera më parë dhe akull.
Hidhni vajin e kokosit të shkrirë në një enë. Më pas shtoni kubat e akullit dhe lëreni të shkrihet gradualisht. Njomini bustinat me masën e krijuar. Ndiqni të njëjtën procedurë 2-3 herë në ditë për të arritur efektin e kërkuar. - Trajtim me aspirinë dhe vaj ulliri
Përbërësit : 1 lugë gjellë me aspirinë të shtypur,1 lugë vaj ulliri dhe 1 lugë mjaltë.
Shtypni fillimisht aspirinën dhe bashkojeni me mjaltin. Shtoni nga pak vajin e ullirit që kremi të bëhet me xhelatinoz. Me ndihmën e një spatule druri shtrojeni në zonën e irrituar dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Pastrojeni në fund zonën me pambuk ose peshqir të lagur me ujë të ngrohtë. Rezultati do të duket menjëherë.