Categories Lifestyle

3 Suplementët Më Të Mirë Kundër Stresit

Kur njeriu përballet me stresin, trupi aktivizon mekanizmin e njohur si ‘lufto ose ik”. Ky mekanizëm ka si qëllim që të ndihmojë organizmin t’i mbijetojë një situate potencialisht të rrezikshme.

Ai nxit çlirimin e disa hormoneve, të cilat mund të ngadalësojnë funksionet e sistemit imunitar, rrisin tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Në momentin që organizmi percepton që rreziku është larguar, njeriu është në gjendje të qetësohet dhe funksionet rikthehen në normalitet.

Megjithatë, nëse stresi është i vazhdueshëm, mekanizmi “lufto ose ik”është gjithë kohës aktiv dhe çliron hormone të panumërta që nënshtrojnë sistemin imunitar.

Kësisoj, njeriu është më i brishtë ndaj sëmundjeve. Stresi mund të shkaktojë probleme të mëdha me gjumin, ndërkohë që ky i fundit është thelbësor për luftimin e stresit. Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë shfrytëzimin e këtyre vitaminave dhe mineraleve të ndryshme që njeriu mund dhe duhet t’i marrë nëpërmjet ushqimeve ose suplementëve.

Melatonina Gjumi është shumë i rëndësishëm për të luftuar stresin.

Ky hormon ndihmon në rregullimin e ritmeve të trupit dhe nxit ardhjen e gjumit dhe zgjatjen e tij.

Nëse ndiheni të stresuar mund të merrni suplementë melatonine e cila do ju ndihmojë të flini mirë e të ndiheni më mirë. Melatonina duhet marrë në mbrëmje përpara se të shtriheni për të fjetur.

Vitaminat e Kompleksit B

Këto tetë vitamina luajnë një rol shumë të rëndësishëm në metabolizëm. Ato e transformojnë ushqimin në energji dhe janë jetësore për zemrën dhe trurin.

Këto vitamina gjenden tek drithërat, mishrat, bishtajoret, vezët, produktet e bulmetit dhe barishtet. Këto vitamina përmirësojnë humorin dhe largojnë stresin duke mirëmbajtur nivele të shëndetshme të amino acideve që janë përgjegjës për mbrojtjen kundër stresit. Këto vitamina është mirë të merren në mëngjes sepse nxisin energjinë dhe gjallërinë.

Magnezi Ky mineral është i rëndësishëm për muskujt dhe trurin. Ai nxit qetësimin ndaj rekomandohet për njerëzit që janë të stresuar, në ankth, apo në depresion. Magnezi duhet marrë në mbrëmje. Dozat e pranueshme të magnezit citrat janë nga 300-600 mg. Ai nxit diarenë ndaj duhet të konsultoheni me mjekun për dozën e saktë./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME