Lifestyle

4 gjërat që vënë re miqtë tuaj kur i ftoni për darkë në shtëpi

Të gjithë duam që të ftuarit dhe miqtë që vijnë rrallëherë në shtëpinë tonë, veçanërisht ata që vijnë për herë të parë, të largohen nga shtëpia me mbresa të mira dhe të kënaqur. Për këtë duhet të dini se, ushqimi, ambienti i dhomës së ndenjes kanë po aq rëndësi sa enët e qerasjes dhe servirjes.

Nuk ka rëndësi nëse miqtë do të qëndrojnë për darkë, apo do të largohen pas një kafeje të shpejtë. Ju keni në dorë t’i kënaqni ata dhe të lini mbresa dhe këtë mund ta arrini përmes disa këshillave. Këto janë enët e servirjes dhe gjërat që miqtë venë më shumë re kur shtroni tryezën:

Mënyra e shtrimit të tryezës

Shtruarja e një tryeze elegante për miq dhe të afërm tingëllon një ide e mrekullueshme, deri në kohën që na duhet ta planifikojmë atë. Organizimi i darkës nis të bëhet stresues, teksa fillojmë të konsiderojmë të gjitha variablat, nga gatimi, te shërbimi apo mënyra për të krijuar atmosferë. Megjithatë nëse ka një gjë që duhet të kemi parasysh gjithmonë kur shtrojmë një tryezë, është ana estetike.

Gotat e verës

Kur ndjeni formën delikate të gotave prej kristali, përjetni menjëherë idenë e një darke elegante. Kristali i pastër dhe i fortë është i sigurt dhe ideal për përdorim të përditshëm dhe lë mbresa tek kushdo.

Enët e servirjes

Dizajni i enëve të kuzhinës, lugët, pirunët, thikat elegante janë të ato qw bien nw sy mw sw shpeshti.

Ushqimi

I fundit, por jo më pak i rëndësishmi. Miqtë do të vlerësojnë gjithmonë një recetë të gatuar nga ju në shtëpi. Provoni të gatuani recetën tuaj të preferuar, që e keni të mësuar nga nëna apo gjyshja. Nuk ka rëndësi nëse nuk e keni arritur atë që doni, miqtë e vërtetë e vlerësojnë mundimin dhe mos harroni, aty ku ka aromë të mirë ka dhe biseda të bukura.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button