Categories Lifestyle

4 mënyra për të ndaluar djersitjen e tepërt

Djersitja është normale dhe e shëndetshme, veçanërisht kur temperatura e trupit tuaj rritet. Por ndonjëherë, mund të jetë e tepërt ose e sikletshme, megjithatë ka disa mënyra se si mund ta parandaloni atë. Përdorni një antidjersë Antidjersa në ndryshim nga deodoranti që mbulon erën e padëshiruar, përmban zink që bllokon gjëndrat e djersës.

Aplikojeni para se të djersiteni, apo edhe gjatë natës në mënyrë që të jetë efektive. “E rëndësishme është ta aplikoni në lëkurë të thatë, që të formojnë një kristal kripe në kanalin e djersës“, thotë Tsippora Shainhouse, një dermatologe në SkinSafe Dermatology and Skin Care.

Reduktoni ushqimet pikante, yndyrore ose të kripura Sipas ekspertëve, këto lloje ushqimesh mund të rrisin djersitjen, pasi ndërsa trupi juaj merr ushqime dhe pije të tilla, rrahjet e zemrës mund të rriten, gjë që rrit temperaturën e brendshme të trupit dhe ju bën të djersiteni.

Qëndroni të hidratuar Pirja e ujit mund të ndihmojë në ftohjen e trupit dhe zvogëlimin e djersitjes. Shmangni pijet që përmbajnë kafeinë dhe alkool, pasi këto substanca mund të rrisin rrahjet e zemrës, duke rritur temperaturën tuaj dhe duke ju bërë të djersiteni. Zgjidhni rroba të lirshme Për të shmangur djersitjen, duhet të përdorni rroba të lirshme që nuk iu ‘marrin frymën’. Shmangni materialet e ngushta dhe fijet sintetike si najlon, fije artificiale ose mëndafshi, të cilat mund të bëjnë që ju të nxeheni dhe të djersiteni më shumë.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se shpesh kur djersiteni duhet të kërkoni kujdes mjekësor, pasi shumë faktorë të tjerë ndikojnë në kët proces si hiperhidroza apo çrregullimet hormonale. “Nëse dikush djersitet shumë pa ndonjë arsye ose djersitja shoqërohet me simptoma si diarre ose dhimbje në gjoks, mund të jetë një shenjë e një problemi shëndetësor,” thotë Tara Kaufmann, dermatologe në Spitalin Universitar Stony Brook.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME