Categories Lifestyle

5 lloje njerëzish që duhet t’i shmangni për një jetë më të qetë

Shumica prej nesh kanë ndjenjën e mbytjes për shkak të një marrëdhënieje që kemi me një individ toksik. Por kush janë saktësisht këta njerëz dhe si t’i njohim në mënyrë që t’i largojmë nga jeta jonë?

  1. Thashethemaxhiu.

Është e vështirë të imagjinohet që dikush me të cilin keni ndarë të gjitha sekretet dhe me të cilët nuk keni pasur asnjëherë argument, mund të bëjë thashetheme për ju. Ata nuk kanë asnjë arsye, apo jo? Megjithatë, shumë njerëz e kanë këtë zakon të keq.

  1. Agresori pasiv.

Agresiviteti pasiv është shprehja pasive e armiqësisë ose zemërimit. Jo gjithmonë është e qëllimshme, por kjo nuk e bën atë një sjellje më pak toksike.

  1. Personi që refuzon të përgjigjet ose të bashkëpunojë.

Ky person nuk pranon të përfshihet në një bisedë, ose hedh poshtë përpjekjet tuaja për komunikim. Për ta mund të jeni dikush i mërzitshëm ose dikush që nuk di kur të ndalojë së foluri.

  1. Kritiku.

Ne të gjithë kemi nevojë për dikë që është në gjendje të ofrojë mendime të arsyetuara në lidhje me sjelljen ose punën tonë, edhe nëse ato janë negative. Kjo është kritikë konstruktive. Sidoqoftë, nëse një person vazhdimisht ju kritikon pavarësisht se çfarë bëni, ai bëhet një problem i madh.

  1. Anti-sociali.

Shumë njerëz do ta quajnë introvert një antisocial, por e para, është vetëm një tipar personaliteti, ndërsa e dyta, është një çrregullim personaliteti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME