Categories Lifestyle

5 ushqimet e duhura për pastrimin rrënjësor të gjakut

Gjaku i njeriut grumbullon çdo ditë shumë toksina që vijnë nga ushqimet, ndotja por edhe stresi. Ai ka nevojë të pastrohet sepse toksinat e tepërta ndikojnë tek imuniteti, paraqitja e lëkurës dhe shëndetin në përgjithësi. Gjaku mund të pastrohet natyralisht nga mushkëritë, veshkat dhe mëlçia, nëse këto të fundit nuk janë të dëmtuara. Megjithatë, njeriu mund ta ndihmojë trupin e vet që të pastrojë gjakun, duke ngrënë më shumë ushqime të shëndetshme.

Brokoli Brokoli është i pasur me kalçium, vitaminën C, acidet yndyrore omega-3, fibër, kalium, mangan e shumë minerale të tjera. Ngrënia e rregullt e brokolit e ushqen gjakun me antioksidantë të cilët eliminojnë toksinat.

Frutat Mollët, kumbullat dhe pjeshkët përmbajnë fibër e cila pastron gjakun nga toksinat dhe metalet e rënda.

Veç tyre, ekspertët e AgroËeb.org rekomandojnë edhe frutat e pyllit si luleshtrydhet dhe boronicat.

Barishtet Barishtet janë të pasura me antioksidantë. Ato nxisin shtimin e enzimave të mëlçisë që përshpejtojnë procesin pastrues të gjakut. Barishtet më të mira janë: kale, spinaqi, sallata jeshile e barishtet e egra.

Panxhari Panxhari është burim natyral antioksidantësh që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet e ndryshme. Lëngu i panxharit nxit prodhimin e enzimave që pastrojnë gjakun natyralisht.

Limoni Uji i vakët me limon promovon shpërbërjen e depozitave yndyrore dhe lehtëson veshkat nga barra e pastrimit të organizmit nga toksinat. Mineralet dhe vitaminat që gjenden tek limoni pastrojnë jo vetëm gjakun por janë të rekomanduara për të gjithë shëndetin.

Uji Veshkat nxjerrin toksinat e gjakut nëpërmjet urinës. Për rrjedhojë, uji është një aspekt i rëndësishëm i këtij procesi. Uji ndihmon në nxjerrjen më të shpejtë të toksinave nga trupi dhe për më tepër ju mban të hidratuar. Ekspertët rekomandojnë pirjen e të paktën tetë gotave ujë në ditë./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME