Categories Lifestyle

6 ushqimet më të mira kundër fryrjes së barkut!

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe. Ka ushqime të caktuara të cilat shkaktojnë një fryrje artificiale të stomakut por edhe gazra të vazhdueshme dhe një ndjesi parehatie të madhe. Në shumë raste, thote AgroWeb, fryrja e barkut mund të eliminohet falë konsumit të ushqimeve dhe pijeve të caktuara të shëndetshme për tretjen.

Kivi
Kivi është një frut shumë i pasur me fibër. Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave në ditë për katër javë me rradhë eliminon konstipacionin dhe fryrjen.

Çaji i Nenexhikut
Ky çaj është përdorur prej shekujsh për të përmirësuar tretjen dhe zgjidhur problemet e stomakut. Studimet thonë se ky çaj ose suplementët e nenexhikut mund të konsumohen rregullisht për katër javë. Në këtë mënyrë ato do të përgjysmojnë simptomat e problemeve me tretjen dhe do të shfryjnë stomakun.

Bananja
Ky frut është një burim shumë i pasur i fibrës e cila ushqen bakteret e mira në stomak dhe përmirëson tretjen. Gratë që hanë dy banana në ditë për 2 muaj me rradhë kanë një bark më të sheshtë.

Kefiri
Kefiri përmban një enzimë të rëndësishme që shpërbën laktozën, një sheqernë tek qumështi që shkakton probleme me stomakun. Pirja e kefirit zgjidh problemet me tretjen dhe eliminon fryrjen dhe gazrat me të paktën 70%.

Xhenxhefili
Xhenxheri është përdorur prej mijëra vitesh për të qetësuar stomakun dhe përmirësuar tretjen. Ai qetëson muskujt dhe lejon trupin të nxjerrë gazrat më me lehtësi. Xhinxheri, një prej përbërësve kryesorë të këtij zhardhoku, ofron përfitime të shkëlqyera për stomakun dhe tretjen.

Pjepri
Pjepri ka aftësi çliruese dhe ndihmon në eliminimin e ujrave të tepërt nga organizmi. Ai shfryn stomakun por edhe shërben si një zëvendësues natyral i elektroliteve sepse është shumë i pasur me kalium.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME