Categories Lifestyle

8 Shenja që tregojnë se keni nevojë të menjëhershme për të prerë flokët

Zgjedhja e një modeli flokësh dhe ndryshimi i shpeshtë i tij, tregon se ju jo vetëm doni të rifreskoni pamjen tuaj, por gjithashtu ju jep mundësinë që të pajtoheni me pamjen e re. Coco Chanel dikur ka thënë: :

“Një grua që pret flokët e saj është gati për të ndryshuar jetën e saj”. Nuk është vetëm çështje stili, sa edhe dëshirë e jashtëzakonshme për të rritur vetbesimin tuaj.

Bright Side ju tregon më së miri nëntë shenjat që dëshmojnë se më shumë se kurrë është tani koha që të prisni flokët tuaj. Ndaj, nëse edhe ju vëreni se po përjetoni një nga këto shenja, është koha ta ndërmerrni këtë hap:

1, Majat e flokëve thahen më shpejt se pjesa tjetër. Kur filloni të vini re se fundet e flokëve tuaj thahen më shpejt se pjesa tjetër e flokëve, rezervoni një takim me parukierin menjëherë. Kjo nënkupton që krehjet e shpeshta të flokëve i kanë dëmtuar majat, ndaj ato nuk mbajnë lagështi dhe thahen shumë shpejt.

2, Modelet bishtkali dhe topuz i çrregullt janë bërë miku juaj më i ngushtë. Nëse këto dy modele flokësh janë pjesë e stilit tuaj të përditshëm, kjo thjesht do të thotë se ju keni mbarur punë me modelet interesante të flokëve dhe nuk ndiheni gati për të eksperimentuar. Lërini ato të marrin frymë, dhe shikoni me interes një model të ri dhe të freskët flokësh.

3, Ti realisht i pëlqen flokët e shkurtër. Nëse keni flokë të shkurtër atëherë çelësi për të mbajtur pamjen tuaj të freskët është t’i shkurtoni shpesh. Sipas ekspertëve, periudha ideale kohore është çdo 4 deri në 6 javë për një model që ndryshon pamjen tuaj. Nëse nuk ju pëlqen të vizitoni shpesh parukeritë, atëherë mendoni për modelin më të shkurtër të flokëve që keni pasur ndonjëherë.

4, Çdo ditë është një ditë e keqe flokësh. Ne të gjithë kemi ditë të këqija të flokëve dhe është e vështirë t’i përballojmë ato. Po sikur ato ditë të këqija t’i kalojmë në ato të mira? Kjo mund të jetë një makth, por ju mund ta hiqni qafe këtë siklet thjesht duke vendosur që të prisni flokët tuaj.

5, Flokë pa volum. Askush nuk i pëlqen flokët e sheshtë! Të gjithë duam flokë me volum dhe të shëndetshëm! Nëse flokët tuaj kanë humbur plotësisht vëllimin e tyre atëherë rregullojini me një prerje.

6, Nuk kanë formë, Kur ishte hera e fundit që flokët tuaj ishin të fryrë dhe plot jetë? E keni harruar? Nëse fijet tuaja janë pa volum dhe kaçurrelat natyrale janë duke humbur formën e tyre, kjo është një shenjë për t’u drejtuar në një sallon menjëherë dhe për të bërë një prerje. Është e vlefshme për të marrë një prerje çdo tre muaj, që ju ndihmon të ruani bukurinë natyrale të flokëve tuaj.

7, Majat e flokëve ju këputen lehtë .Kjo duket sikur është një klishe, por është një fakt që nuk mund ta ndryshosh dot. E vetmja zgjidhje është që të bëni një prerje. Në të vërtetë, fundet e ndarë të flokëve dhe majat që ju mbeten në dorë do të vazhdojnë t’i bëjnë flokët tuaj të duken pa volum dhe jo tërheqës.

8, Ato kanë shkëlqim, por vetëm sipër kokës. Ju vëreni se flokët tuaj nuk duken të shndritshme nga mesi i tyre deri tek skajet poshtë?! Atëherë, ato janë dëmtuara ndaj kanë humbur shkëlqimin.

9, Rënia e flokëve, është një luftë e juaja. Zakonisht këshillohet që prerja e flokëve mund të parandalojë humbjen e tyre. Pa dyshim prerja i bën flokët të duken më të trashë, sepse sa më afër janë rrënjët, aq më të trasha janë ato. Pra, nëse doni që flokët tuaj të duken më të trashë dhe më të plotë, është mirë që të merrni që të bëni një shkurtim të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME