Categories Lifestyle

A e keni dëgjuar ndonjëherë historinë e Shën Valentinit?

14 shkurti njihet si Dita e të Dashuruarve, ku përveç dashurisë këtë ditë e bëjnë të veçantë edhe dhuratat që partnerët i shkëmbejnë me njëri-tjetrin. Dita e të Dashuruarve që njihet ndryshe si Shën Valentini, ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori sa i përket origjinws sw tij. Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma, gjatë shekullit të tretë.

Perandori Klaudius II, atë kohë e kishte ndaluar martesën sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini kishte besuar se ai rregull është i padrejtë, dhe i kishte thyer rregullat duke i martuar çiftet fshehtazi.

Kur Klaudiusi e kishte kuptuar, ai e kishte burgosur Valentinin dhe e kishte dënuar me burg të përjetshëm. Në burg, Valentini kishte rënë në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut dhe kur ishte dërguar për t’u pushkatuar më 14 shkurt, i kishte dërguar asaj një letër me nënshkrimin “nga Valentini yt”!

Si ka filluar Dita e Shën Valentinit? Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër, dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak.

Romakët e kishin pasur një festival të quajtur Lupercalia në mes të muajit shkurt, zyrtarisht në fillim të pranverës së tyre. Besohet se si pjesë e kremtimeve të ndryshme, djemtë kishin tërhequr emra të vajzave nga një kuti. Pastaj me vajzën të cilës ia kishin tërhequr emrin nga kutia ishin sjellë si çift gjatë festivalit dhe ndonjëherë edhe kishin përfunduar me martesë.

Më vonë, Kisha kishte vendosur ta shndërronte këtë festival në festë krishtere dhe kishte vendosur ta përdorte edhe për ta rikujtuar Shën Valentinin. Gradualisht, emri i Shën Valentinit kishte filluar të përdorej nga njerëzit për t’ia shprehur ndjenjat e dashurisë personit që e dashuronin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME