Categories Lifestyle

Akullore shtëpie me kakao, receta e thjeshtë dhe e shijshme

Krejt e lehtë, e shëndetshme dhe me shije të freskët. Akullorja e shtëpisë është padyshim një delikatesë fantastike, e cila shijon pa masë, sidomos tani që temperaturat janë rritur.

Ju sugjerojmë më poshtë një recetë të mrekullueshme të përgatitjes së akullores me qumësht dhe kakao. Kërkon pak mundim dhe pak përbërës por të mrekullon me shijen e saj freskuese.

Mund ta kombinoni me fruta të ndryshme sipas dëshirës e ta konsumoni në çdo kohë të ditës, ajo do t’ju freskojë dhe ëmbëlsojë menjëherë mendjen edhe shpirtin jo vetëm ju por edhe më të dashurve tuaj.

Përgatitja e Akullores së Shtëpisë me Qumësht dhe Kakao: Përbërësit (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona): 4 filxhanë çaji me qumësht, 4 kokrra vezë, 1 filxhan çaji sheqer. Një lugë çaji vanilje, 1 lugë gjelle niseshte, 1 filxhan me kakao.

Përgatitja: Si fillim të zjeni qumështin dhe ta lini të ftohet pak. Më pas, rrihni vezët bashkë me sheqerin dhe hidhini në tenxheren ku keni qumështin.

Në një tas të vogël përzieni niseshtenë me kakaon, derisa të jetë formuar një masë homogjene. Merrni pak nga masa e qumështit shkrini niseshtenë me kakaon dhe hidheni masën në tenxheren e qumështit.

Përziejeni mirë dhe vendosini në zjarr shumë të ngadaltë duke i përzjerë vazhdimisht në mënyrë që masa të mos nisë të zjejë pasi priten vezët.

Kur masa të trashet ta largoni nga zjarri. Mund t’i shtoni arra apo bajame pjekura sipas dëshirës dhe vaniljen. Vendoset në kupa ose në një tas të madh dhe pasi ftohet në temperaturë ambjenti futet në zonën e ngrirjes së frigoriferit.

Sapo të ftohet dhe të ngrijë sa duhet është gati për t’u servirur. Shoqërohet në mënyrë fantastike me reçel qershie apo luleshtrydhe, fruta të thata etj.

Për një shije edhe më fantastike, këtë akullore mund ta përdorni edhe në shoqërimin e kekëve të ndryshëm apo edhe krepave të ëmbla. Nëse preferoni akulloren mund ta shoqëroni edhe me copëza çokollate apo biskotash të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME