Lifestyle

Aloe Vera dhe Xheli i saj çudibërës

Në jugun e Shqipërisë pothuajse nga do që shkon do të hasësh bimën e shumëkërkuar dhe fitimprurëse të Aloe Verës. Kultivimi i saj po shndërrohet në një biznes vërtet fitimprurës, duke premtuar një perspektivë të shkëlqyer për të apasionuarit e bimës së mrekullueshme, shkruan Gazeta Metro.

Ndonëse është një bimë që kërkon kryesisht klimë të nxehtë dhe të thatë, ajo mund të rritet edhe në një vend me reshje nën mesataren e rajonit.

Kjo bimë ka me mijëra përfitime mjekësore për njeriun. Ajo është efikase si antibiotik dhe është e pasur me vitamina dhe minerale. Kjo bimë e mrekullueshme është fort e mikluar në kozmetikë. Ajo përdoret në përgatitjen e shampove, kremërave të fytyrës dhe të trupit, por edhe në industrinë e shëndetit.  Aloe Vera gjen përdorim edhe në kurat medicinale kundër shumë sëmundjeve

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button