Categories Lifestyle

Anila Kalleshi: Ju tregoj 10 mënyra për të fuqizuar hormonet e humbjes së peshës

Vendosni limitime në kalori dhe në dieta për të mbajtur një peshë të qëndrueshme dhe të shmangni ushqimet që po prisni me padurim t’i hani, është një nga mënyrat më të pashëndetshme dhe më të papërshtatshme për të humbur peshë.

Ushqimet jo vetëm që na japin energji, po dhe rregullojnë funksionet e trupit, por gjithashtu stabilizojnë humorin tonë dhe na bëjnë akoma edhe më të lumtur, transmeton Kalleshicenter.com. Eshtë esenciale për të mbajtur një dietë të shëndetshme dhe të balancuar me ushqime natyrale, organike dhe të pasura me nutrientë.

Por është kaq e nevojshme ta trajtoni veten me ushqime që vërtet i doni. Ushqimet e shëndetshme ndikojnë në aktivitetin hormonal që ndihmon në djegien e kalorive të tepërta, si dhe rigjallërojnë nivelet e energjisë, humorin, funksionin e trurit dhe metabolizmin. Më poshtë janë të listuara 17 zakone ushqimore që ndihmojnë në fuqizimin e hormoneve të humbjes së peshës:

1.JO KARBOHIDRATE NË MËNGJES – Eshtë gjithmonë një ide e mirë të mbani pjatën e mëngjesit përplot me fruta dhe karbohidrate për t’u siguruar që trupi të mbajë të stabilizuar hormonet e humbjes së peshës. Studiuesit tregojnë që këto hormone të humbjes së peshës që e mbajnë trupin në gjendje ketogjenike zgjasin deri në çastin që ju konsumoni vaktin e parë me karbohidrate gjatë ditës. Kështu që nëse doni të humbni peshë dhe ta mbani të stabilizuar, shmangni karbohidratet për mëngjes.

  1. LËNG DOMATEJE – Lëngu i domates dhe shumë ujë është mënyra më e mirë për të ndikuar në humbjen e peshës, falë natyrës acidike që kjo pije ka. Nëse konsumoni të paktën një gotë në ditë, ndikon në funksionin e adiponektinës, e cila sjell një reduktim të konsiderueshëm të yndyrës së barkut. Një pije acidike si kjo do të parandalojë rritjen e niveleve të insulinës.

3.BORONICA – Sa herë që ne ushtrohemi fizikisht, trupi ynë në mënyrë natyrale çliron adiponektinën, e cila gjenerohet nga qelizat e cila rigjallëron ndjeshmërinë e insulinës, për të ulur inflamacionin, të rrisë metabolizmin dhe të përgjysmojë rrezikun e sëm undjeve të zemrës.

Studiesit kanë dalë në përfundimin se boronicat janë një nga frutat që është e aftë për të stimuluar çlirimin e adiponektinës, në sajë të përqëndrimit të pasur të fito-nutrientëve mbrojtës që kanë në lëkurë. Gjithashtu boronicat ndikojnë dhe promovojnë humbjen e peshës duke stabilizuar balancën e insulinës.

  1. ARRAT – Arrat, bajamet, lajthitë janë një burim i mrekullueshëm i acideve yndyrore omega3.
    5. DARDHA – Sigurohuni të konsumoni të paktën 3-4 racione dardhë çdo javë për të balancuar konsumimin e karbohidrateve.
  2. DJATHI ME YNDYRË TË ULËT – Një burim shumë i mirë i proteinave që gjithashtu do t’ju mrekullojë me shijen. Rekomandohet që së paku të konsumohet pak djathë në ditë. Por shmangeni nëse jeni intolerant ndaj produkteve të bulmetit.
  3. VAJI I ULLIRIT – Vaji i ullirit përmirëson aktivitetitn e adiponektinës dhe çon në shkrirjen e yndyrës në masë akoma dhe më të vogël. Vaji i ullirit është ideal për një mëngjes dedikuar reduktimit të yndyrës.
  4. PROTEINA E HIRRËS – Një burim i mrekullueshëm i proteinave dhe një zgjedhje ideale për një vakt post-drekë. Ju mund të rregulloni një pjatë me pak jogurt grek, proteinë pluhur hirre, arra të përziera dhe djathë rikota. Ose mund të zgjidhni produkte që e përmbajnë si përbërës, nëse jeni me nxitim.
  5. HANI YNDYRNA TË MIRA, KARBOHIDRATE ME GLICEMI TË ULËT, FIBRA DHE PROTEIN – Një dietë që përmban proteina, fibra dhe karbohidrate me glicemi të ulët është zgjedhja më e shëndetshme për të mbajtur të stabilizuar nivelet e sheqerit në gjak, të qëndroni energjikë dhe të rrisni nivelet e glukagonit për të ndihmuar në djegien e yndyrës etj.

Vaktet me sasi të larta fibrash rrisin adiponektinën, e cila ndihmon në normalizimin e niveleve të glukozës në trup. Të konsumoni vakte të pasura në proteina është goxha esenciale për të mbajtur të stabilizuar nivelet e energjisë, krahas rritjes së aktivitetit të glukagonit.

  1. LLOGARISNI MARRJEN E SASIVE TË PROTEINËS NË DITË – Ju duhet të llogarisni një vlerë ditore të nevojës që trupi ynë ka për proteina, dhe duhet të përfshini në dietë të paktën minimumin e kësaj vlere për të ruajtur masën muskulare, bashkë me sasinë ideale që duhet për rritjen dhe zhvillimin e muskujve.

Studimet tregojnë që vlerat ditore përfshijnë të paktën 1.6 deri në 2.2g proteina për çdo kg të peshës së trupit. Nëse jeni pjesë e një trajnimi të vështirë, joga apo ushtrime të tjera fizike duhet ta llogarisni vlerën ditore me 2.2 gr dhe nëse nuk po stërviteni, mund ta llogarisni me minimumin e 1.6 gr.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME