Categories Lifestyle

Arsyet që do bëjnë të hiqni dorë nga ushqyerja e fëmijët me biberon…8 SUPERFUQITË e gjidhënies!

Të humbasësh peshë pas shtatzënisë pa bërë ushtrime dhe pa mbajtur një dietë strike duket në pamje të parë pothuajse e pamundur. Pas lindjes nënat kanë shumë dëshira, të heqin kg e tepërt që mund  t’i kenë mbetur nga shtatzënia, të kenë një fëmijë të shëndetshëm, të zgjuar, të bukur…të gjitha këto dëshira kanë një emërues të përbashkët: gjidhënia.

Të ushqyerit fëmijët me gji ka përfitime të mrekullueshme biologjike, fiziologjike dhe psikologjike si për nënat ashtu edhe për bebet.

Më poshtë do të keni një listë të të gjithë të mirat që përfitoni duke ushqyer fëmijët me qumësht gjiri.

Ju ndihmon të humbisni peshë

Prodhimi i qumështit dhe ushqyerjes me gji është një punë e vështirë për trupin e një gruaje. Në fakt, mund të djegë deri në 500 kalori në ditë, sipas mjekëve obstetër dhe gjinekologë. Kjo është arsyeja pse shumë nëna të reja vërejnë se ata fillojnë të humbin peshë pas lindjes: Ata po djegin më shumë kalori sesa konsumojnë dhe humbasin disa kile pa ndonjë ushtrim shtesë.

Qumështi ndryshon në varësi të nevojave të fëmijëve

Foshnjat rriten shpejt dhe gjithmonë kanë nevojë për proteina shtesë, minerale dhe vitamina në varësi të fazës së zhvillimit ku ndodhen ose nëse luftojnë kundër ndonjë sëmundjeje, si një ftohje e zakonshme. Kjo është arsyeja pse mund të themi që qumështri  i gjirit është “i zgjuar”. Ai ndryshon formulën e tij sipas nevojave të fëmijës. Kjo ndodh nga java në javë apo një dita në ditë.

Ai siguron qelizat burimore për fëmijën

Një foshnjë në rritje ka nevojë për ndihmë nga nëna për të vazhduar zhvillimin e trupit të tyre. Qumështi i gjirit është thelbësor për këtë proces pasi përmban qelizat e gjalla, ose më e rëndësishmja qelizat burimore, të cilat “udhëtojnë” në trupin e foshnjës për t’u bërë pjesë e trurit, zemrës, veshkave ose indeve të kockave të tyre.

Bën të lumtur nënën dhe fëmijën

Ushqyerja me gji stimulon trurin e nënës dhe foshnjës për të lëshuar oxytocin, hormoni përgjegjës për t’i bërë ata të përjetojnë lumturi dhe siguri. Ajo gjithashtu qetëson nënën dhe stabilizon nivelin e saj të stresit dhe ankthit.

Mbron foshnjën nga sëmundjet

Shkencëtarët pohojnë se sëmundjet e zakonshme të foshnjeve si infeksioni i veshit, problemet në frymëmarrje kanë më pak shanse që të shfaqen tek fëmijët që ushqehen nga qumështi i nënës. Qumështi i gjirit ka veti mbrojtëse që përgatisin dhe mbrojnë fëmijën, nga disa lloje infeksionesh.

I bën më të zgjuar dhe të kenë kujtesë më të mirë

Sipas studimeve, sa më shumë që një foshnje ushqehet me gji, veçanërisht në 28 ditët e para pas lindjes, aq më i lartë është ndikimi pozitiv në rritjen dhe zhvillimin e trurit, gjë që rrit aftësitë dhe inteligjencën e tyre.

Është një “urat” lidhëse më kryesore mes nënës dhe fëmijës

Hulumtimi i gjerë ka treguar që ushqyerja me gji është një urat lidhëse më kryesore mes nënës dhe fëmijës. Lëshimi i hormonit të “Oxytocin” i bën ata të dy të ndihen më të bashkuar. Gjithashtu ndihmon që nëna të bëhet më e ndjeshme ndaj fëmijës dhe të krijojë një lidhje të veçantë që do të zgjasë me vite. Nga ana tjetër, ndikon që fëmija të ndihet më i sigurt dhe i mirëpritur në familje.

I bën kockat e nënës më të forta

Ekspertët e dinë që shtatzënia dhe ushqyerja me gji mund të bëjë që trupi i femrës të asimilojë kalciumin shumë më me efikasitet, kështu që kur fëmija është vetëm 6 muajsh, kockat e nënës janë më të dendura sesa ishin para se të zbulonte se ishte shtatzënë. Përfitimi është aq mbresëlënës sa që mund të ulë edhe rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

*Artikulli është përkthyer nga BrightSide

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME