Në Shqipëri rastet e divorceve janë shtuar ndjeshëm. Arsyet të cilat çojnë një çift drejt gjykatës për ti dhënë fund martesës së tyre janë të shumta.
Të ftuar ditën e sotme në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora kanë qenë avokatët Sonila Basha Deliallis, Enea Cenko dhe detektivja private, Shkenda Lili ku folën për divorcet në Shqipëri, procesin e ndarjes dhe arsyet që çojnë çiftet drejt këtij vendimi.
Avokati Cenko gjithashtu tha se divorcet tani janë bërë tepër në modë kohëve të fundit. Duke marrë parasysh se disa vite më parë dukej si diçka e pamundur tani divorci duket më i thjeshtë. “Divorcet kohëve të fundit i kemi parë edhe si modë. Ka shumë raste që ndahen ndjekin një shëmbull të dikujt, një personazhi vip”-thotë ai.