Categories Lifestyle

Bimët dhe ushqimet që parandalojnë mpiksjet e gjakut!

Njerëzit me çrregullime të caktuara duhet pasur kujdes çfarë hanë, në mënyrë që gjakun ta mbajnë larg nga mpiksjet. Mpiksja e gjakut është proces nga i cili gjaku trashet në formë të droçkave

Salicilatet Kur është e nevojshme, mjekët përshkruajnë aspirinë ditore për të reduktuar rrezikun për trashjen e gjakut dhe për të shmangur komplikimet. Sipas “National Institutes of Health”, komponent të aspirinës përgjegjës për reduktimin e rrezikut nga trashja e gjakut janë ato që njihen si salicilate. Salicilatet po ashtu mund t’i hasim në një gamë të gjerë me pemë dhe perime

USHQIMET E PASURA ME SALICILATE: Ananasi, Mjalti, Rrushi dhe derivatet e rrushit: vera, uthulla, rrushi i thatë, Frutat e malit: dredhëzat, boronicat, mjedrat, boronicat e kuqe, Kumbullat dhe kumbullat e thata, Portokajtë dhe mandarinat, Ullinjtë, Domatet, Çikorja, Kajsitë, Specat pikantë. Bimët dhe erëzat e pasura me salicilate janë: këri, kanella, specat, shafrani, xhenxhefili dhe menta

AMINOACIDET OMEGA 3 Sipas “Harvard School of Public Health”, aminoacidet omega 3 janë nutriente esenciale që ndihmojnë në rregullimin e droçkave të gjakut. Shumica e njerëzve besojnë se për të plotësuar nevojat me aminoacidet omega 3, duhet të konsumojnë mish peshku. Derisa me të vërtetë peshku është burim i mirë për aminoacidet omega 3, këtë aminoacid e hasim edhe në disa perime, përfshirë lakrën e Brukselit, lakrën jeshile, spinaq. Burime të tjera për aminoacidet omega 3 janë edhe farat e lirit, farat e lulediellit, vaji i misrit dhe soja

VITAMINA E Një studim i vitit 2011 i publikuar te revista shkencore “Thrombosis Research”, kishte ekzaminuar efektin e vitaminave E në formimin e droçkave të gjakut. Ajo që kishin zbuluar ekspertët ishte se vitamina ishte në gjendje të parandalonte formimin e qelizave përgjegjëse për koagulimin, kështu që ka vepruar si antikoagulant. Sipas “Office of Dietary Supplements”, vitamina E mund të jetë e pranishme në lloje të ndryshme të vajrave, si dhe në spinaq, brokoli, kivi, mango dhe domate

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME