Lifestyle

Bini nga pesha pa shumë sforco, provoni dietën javore!

Nëse ndiheni keq se e keni tepruar me të ngrënët gjatë fundjavës, mundohuni të mos e vrisni shumë mendjen. Në vend të kësaj është mirë të përqendroheni se çfarë hani gjatë javës.

Kjo për faktin se, sipas studimit më të fundit, të gjithë shtojnë peshë në fundjavë dhe e humbin atë gjatë ditëve të javës. Ashtu siç ka cikle të gjumit, ka edhe cikle të humbjes së peshës. Studiuesit shprehen se pothuajse të gjithë marrin peshë në fundjavë.

Ajo çka i diferencon të shëndoshët nga të dobëtit është sasia e peshës që humbasin gjatë javës. Studimi i kryer mbi 80 të rritur të moshës 25-62 vjeç.

Këta persona u peshuan dhe u klasifikuan si rënës në peshë (rënie -3 për qind e peshës), marrës të peshës (+1 për qind shtim) ose ruajtës i peshës (-3 për qind deri në +1 për qind ndryshim peshe).

Personave iu kërkua të peshonin veten para ngrënies së mëngjesit. Në studim u morën parasysh vetëm peshimet për shtatë ditë rresht. Objektivi kryesor ishte nëse lëvizja e peshës varej nga ditët e javës. Dhe në fakt nga studimi rezultoi se pesha lëvizte gjatë javës.

Njerëzit kishin peshë më të madhe të dielën dhe të hënën dhe peshë më të ulët të premten. Sipas studiuesve kjo ndodhte për faktin se njerëzit gjatë javës ulnin sasinë e kalorive që merrnin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: