Categories Lifestyle

Botox për rrudhat e ballit? Tani jo më, zbuloni mënyrat natyrale

Vijat në ballë nuk janë më shenja të moshës. Ngarkesat e përditshme dhe lodhja mund t’i krijojnë vijat e padëshiruara, jashtë çdo kontrolli. Mund të jenë thjesht shenja të detyrave dhe shtimit të përgjegjësive.

Nuk është shumë e këndshme të dallosh shenjat e plakjes nëse nuk je e përgatitur. Shumë prej jush mund të kenë kërkuar për disa zgjidhje natyrale kundër këtyre vijave në fytyrë. Dhe ato ekzistojnë. Le të zbulojmë teknikat më të përhapura për heqjen e rrudhave nga balli.

Heqja e rrudhave të ballit bëhet edhe pa botoks. Ato duken sikur nuk do ikin kurrë në fillim, por mundet me kohë dhe durim. Ja disa këshilla të thjeshta që do ju ndihmojnë të gjitha ju që po kërkoni mënyra natyrale për të hequr rrudhat.

Një stil jete i mirë, Je e sigurt që po ndjek stilin e duhur të jetës? A ha shëndetshëm? A fle në orar? Ndihesh e lodhur në fund të ditës? Të mërzisin gjërat e vogla që ndodhin rreth teje? Përgjigjet për këto pyetje janë të mjaftueshme për të bërë të kuptosh nëse po bën stilin ideal të jetës.

Në fillim të 40-ave duhet të bësh disa ndryshime të rëndësishme në dietë dhe jetën rutinore. Nuk di si ta arrish? Shto shumë perime të gjelbra dhe antioksidantë në dietë. Bëj palestër ose ecje të paktën gjysmë ore në ditë. Provoje për një muaj. Do e dallosh ndryshimin në fytyrë automatikisht.

Masazh me vaj ulliri Tani, le të vijmë te masat aktive. Merr vaj ulliri ekstra të virgjër. Duhen vetëm pak pika rregullisht. Masazho zonën rreth rrudhave me vaj të ngrohtë ulliri nga poshtë lart për dhjetë minuta.

Masazh me agrume  Agrumet, portokallet dhe limonat janë të pasura me vitaminë C dhe E që janë thelbësore për një lëkurë të shëndetshme. Ato janë shumë të mira për të ruajtur butësinë e lëkurës. Përveç tulit edhe lëkurat janë njëlloj të efektshme. Mund të përdorësh maska me agrume për pjesët e rrudhosura dhe në afat të gjatë të çlirohesh nga pikat e zeza.

Masazh fytyre në shtëpi, Maskat e fytyrës që nuk përmbajnë kimikate janë efikase për rrudhat e ballit. Pasi ta vendoësh maskën me gjithë produktet natyrale që përdor, mos i lëviz muskujt e fytyrës . Po t’i lëvizësh mund të jetë e dëmshme për vijat e ballit.

Vaj lini, Vaji i farave të linit ëshë mënyra më e mirë e përkohshme kundër rrudhave të ballit. Rrudhat do zhduken nëse konsumon 2 ose 3 lugë gjelle vaj lini për dy javë. Edhe vaji i recinit ka të njëjtin efekt.

Xhel Aloe Vera me të bardhën e vezës, Si Aloe Vera dhe e bardha e vezës janë burime të vitaminës E, që njihet si vitamina e rinisë. Bëj një pastë me dy përbërësit dhe vendose butësisht mbi ballë. Mbaje pastën pesëmbëdhjetë minuta dhe laje me ujë të ngrohtë për rezultatet e duhura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME