Categories Lifestyle

Çaji i xhinxherit është pastruesi ideal i mëlçisë dhe trupit, si ta përgatisni

Xhinxheri gjen shumë përdorim në kuzhinat aziatike për shkak të shijes së tij e cila u thekson shijen edhe pjatave të ndryshme.

Por përveç se thekson shijen e ushqimeve tuaja, xhinxheri konsiderohet si një prej rrënjëve më të shëndetshme që mund të konsumojmë pasi përmban veti anti-parazite, anti-inflamatore dhe antibakteriale që i mundësojnë trupit tonë të funksionojë mirë.

Përfitimet shëndetësore të çajit të xhinxherit:

Përveçse mund ta integroni xhinxherin në vaktet tuaja, gjithashtu mund të përgatisni një çaj xhinxheri për të ndihmuar shëndetin tuaj. Ndër benefitet e panumërta të kësaj bime të çmuar, po ju përmendim disa: efektiv në pastrimin e mëlçisë, përmirëson qarkullimin pasi xhinxheri rrit temperaturën e trupit, redukton masën e gurëve në veshka, na mbron nga qelizat kancerogjene, suporton shpërndarjen e oksigjenit, vitaminave dhe mineraleve, minimizon riskun e goditjeve

Tani që keni një ide, mund të përgatisni një çaj me të për të pastruar trupin dhe për të përmirësuar gjendjen e tij. Ka disa receta të çajit të xhinxherit që mund të përgatisni për një trup të shëndetshëm? Ja disa prej tyre

Çaj xhinxheri

Në këtë recetë, duhet të përdorni ¼ masë xhinxheri pluhur dhe ¼ masë shafran Indie pluhur, një gotë ujë, mjaltë organik dhe qumësht kokosi. Zieni ujin dhe më pas shtoni xhinxherin dhe Shafranin. Lëreni të pushojë për 10 minuta, para se të shonti qumështin. Kullojeni çajin dhe më pas shtoni mjaltë organik për shije. Pijeni një çaj të tillë çdo mbrëmje për të stimuluar largimin e toksinave nga trupi.

Çaj xhinxheri me limon

Një tjetër recetë me xhinxher që mund të përgatisni është çaji me xhinxher dhe limon. Që nga aroma, ky çaj duket premtues pasi kombinimi i limonit me xhinxherin zgjon vërtet trupin. Limoni është një nga burimet më të mëdha të vitaminës C dhe antioksidantëve të cilët largojnë radikalet e lira nga trupi. Xhinxheri nga ana tjetër njihet për vetitë e tij anti-inflamatore dhe është i dobishëm për trajtimin e fryrjes dhe gazeve. Për këtë recetë, do t’ju duhen ¾ gote ujë, gjysma e një limoni të qëruar, pak xhinxher i freskët i qëruar dhe prerë në feta, pak piper djegës dhe ¼ lugë çaji mjaltë organik. Zjeni ujin dhe hidheni në filxhan. Shtoni xhinxherin dhe lëreni për disa minuta. Shtoni piperin, limonin dhe mjaltin për ta ëmbëlsuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME