Categories Lifestyle

Çfarë i shkakton aknet tek të rriturit dhe si t’i parandaloni në kohë

Një nga shqetësimet më të shpeshta të adoleshencës janë problemet me lëkurën apo puçrrat e shtuara. Gjatë kësaj periudhe aknet janë normale.

Gjithsesi, ky shqetësim mesa duhet është përhapur dhe shtrirë nëpër të gjitha moshat, jo vetëm tek adoleshentët. Dermatologët shpjegojnë se ndër pyetjet e para që hasin tek pacientet janë ato për aknet ose më konkretisht, përse ato shfaqen edhe tek të rriturit.

Sipas tyre, aknet tek të rriturit nuk janë një fenomen i veçantë, por përkundrazi janë shumë të përhapura dhe ngjasojnë me ato të adoleshentëve. Këto reagime të trupit mund të ndodhin për një sërë arsyesh.

Çfarë i shkakton tek të rriturit – Aknet apo puçrrat te të rriturit janë shumë të përhapura dhe mund të shfaqen edhe pas moshës 25 vjeç apo në moshë më madhore. Ka shumë faktorë që ndikojnë në shfaqjen e këtyre pikave të vogla në fytyrë apo trup.

Mjekët shpjegojnë se shpesh shkaqet e shfaqjes së puçrrave të vazhdueshme në fytyrë nuk janë të dukshme, por janë prezente brenda në organizëm. Ka katër faktorë kryesorë të cilët duhet të merrni parasysh, nëse keni filluar të keni probleme me shfaqjen e puçrrave.

Ata nisin nga yndyra e tepërt në lëkurë, tek poret e hapura, bakteret e jashtme që futen në pore dhe infla.macioni. Zinxhiri i proçeseve që ndodhin krijon edhe aknet të cilat shpeshherë janë kronike.

Për gratë që mund të kenë probleme me hormonet apo me vezoret një ndër sinjalet e para që trupi do t’u japë, janë aknet. Produktet e fytyrës jo të përshtatshme, bashkë me yndyrën e tepërt bllokojnë poret të cilat më pas shkaktojnë puçrrat. Dietat e varfra në vitamina, minerale dhe vlera ushqyese mund të jenë gjithashtu një arsye se përse keni akne.

Ushqimet e konservuara, të skuqura, sheqeri apo kripa e terpët janë rivalet kryesorë jo vetëm të lëkurës, por të të gjithë organizmit. Aknet shpesh tregojnë shumë për funksionimin e organizmit tuaj.

Sa herë që trupi ka një problem, me shumë mundësi do ta manifestojë atë tek pjesa më delikate e fytyrës që është edhe lëkura. Është e këshillueshme që gjithnjë të konsultoheni me një mjek dermatolog për të gjetur shkakun e këtij inflamacioni, gjithashtu edhe për ruajten sa më të mirë të lëkurës.

Një hap tjetër shumë i rëndësishëm për parandalimin ose qetësimin e tyre fillon edhe nga ndryshimet në jetën e përditshme.

Si t’i parandaloni – Megjithëse në shumë raste nuk janë plotësisht në kontrollin tuaj, aknet mund t’i parandaloni duke ndjekur disa këshilla të thjeshta. Nisni me dietën, konsumoni shumë fruta dhe perime të freskëta të stinës.

Hani më pak mish dhe më shumë produkte deti apo peshk. Gjithashtu uji është thelbësor dhe shumë i rëndësishëm për shëndetin e fytyrës. Konsumoni 8 gota ujë në ditë dhe rezultatet do t’i ndjeni menjëherë në lëkurën tuaj. Nëse vuani nga çrregullimet hormonale, hiqni gradualisht dorë nga bulmeti për disa kohë pasi mund të ndikojë në përkeqësimin e akneve. Mundohuni të bëni një dietë pa mish dhe bulmet për të paktën një javë dhe masni rezultatet në fytyrën tuaj.

Kujdesi për fytyrën – Gjithashtu kujdesuni ta lani fytyrën me produktet e duhura duke zgjedhur gjithnjë ato për fytyra me yndyrë në mënyrë që të balanconi pehashin e lëkurës.

Evitoni produktet që përmbajnë vajra apo vajrat esencialë për fytyrën, pasi mund të ndikojnë në shtimin e akneve. Gjithnjë përdorni krem mbrojtës para se të dilni në rrugë e sidomos në verë në mënyrë që të mos lejoni diellin t’ju shtojë njollat e akneve. Mbajeni fytyrën tuaj gjithnjë nën kontroll mjekësor dhe në balancë.

Për gratë janë të nevojshme vizitat te dermatologou dhe gjinekologu, në mënyrë që të mbajnë nën kontroll balancën e hormoneve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

A e dini arsyen pse teshtini shumë herë radhazi?

Teshtimat janë metoda e trupit për nxjerrjen e irrituesve si pluhuri, poleni ose mikrobet nga…

LEXO ME SHUME