Categories Lifestyle

Cikore kundër diabetit, mënyrat më të mira të përdorimit

Njerëzit kanë shfrytëzuar vetitë e jashtëzakonshme të çikores në mjekësinë tradicionale për të përmirësuar mëlçinë, shëruar stomakun nga dhimbjet, qetësuar nervat, rregulluar rrahjet e zemrës, dhe kuruar osteoartritin dhe diabetin.

Çikorja Kundër Diabetit
Sa i përket këtij të fundit, dy studime të reja të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se konsumi i rregullt i zhardhokut të çikores (pjesa e rrënjës) ndihmon në uljen e nivelit të glukozës në gjak tek njerëzit që rrezikohen nga diabeti i tipit dy. Kjo rrënjë është mirëbërëse edhe për njerëzit që janë në fazat e para të diabetit të cilët kanë nevojë të ulin sasinë e sheqerit të konsumuar dhe të humbasin në peshë.

Çikorja ndihmon të eliminojë qelizat yndyrore në mëlçi dhe në muskuj por edhe përmirëson sekretimin e insulinës pas vaktit. Nga ana tjetër fibra që gjendet tek bima është shumë e mirë për shëndetin e stomakut, thonë ekspertët. Ata shpjegojnë se sasitë e larta të fibrës tek çikorja ndihmojnë kundër kolesterolit, rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirësojnë tretjen. Zhardhoku është shumë i pasur edhe me prebiotikë që ushqejnë dhe mbrojnë mikrobiomën në stomak.

Si Të Konsumoni Zhardhokun e Çikores
Ky zhardhok ka shije të hidhur dhe pikante. Ai mund të zihet dhe të hahet si një perime duke e marinuar me kripë, vaj e limon. Sipas dëshirës, ju mund ta prisni zhardhokun në feta e t’i piqni ato në furrë ose në skarë me pak yndyrë, kripë, limon e erëza./topchannel

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME