Lifestyle

Dekafeinato apo me kafeinë, cila kafe është më e mirë?

Kafeja dekafeinato nuk përmban kafeinë, ndërsa ajo e zakonshme përmban kafeinë. Kafeja është një nga produktet më të dashura për njeriun. Ajo arrin të shuajë përgjumjen tek gjithsecili prej nesh dhe të ofrojë një energji të menjëhershme, shkruan AW. Për më tepër, kafeja, si ajo me kafeinë apo edhe ajo pa kafeinë, është një burim i shkëlqyer antioksidantësh. Kafeja dekafeinato nuk përmban kafeinë, ndërsa ajo e zakonshme përmban kafeinë.

Si ndahen

Kafja është një substancë alkaloide që nxirret nga kokrrat e kafesë dhe gjethet e çajit. Konsiderohet si stimulues që ka ndikim në sistemin nervor qendror siç është truri.

Efektet e kafeinës janë të shumëfishta duke nisur me gjallërinë mendore duke e bërë njeriun më vigjilent, aktiv dhe më të përqendruar. Nga ana tjetër, kafeja ka një efekt diuretik, që do të thotë se ajo ndihmon nxjerrjen e lëngjeve jashtë organizmit. Kafeja me kafeinë nuk i nënshtrohet një procesi prodhimi shumë të sofistikuar siç ndodh me kafenë dekafeinato. Kjo e fundit i nënshtrohet një procesi të quajtur “dekafeinim” që në thelb ka të bëjë me heqjen e kafeinës. Përgjatë këtij procesi, janë përdorur disa përbërës si benzene, dikloromethan apo kloroform. Por për arsye sigurie dhe efekte të padëshiruara, prodhuesit e kafesë zgjodhën një metodë të sigurt për heqjen e kafeinës.

Kjo metodë njihet ndryshe si filtrim. Kokrrat e kafesë zhyten në ujë, më pas, uji që përmban kafeinën bashkë me substancat e tjera të lëshuara nga kokrrat filtrohet nëpërmjet përdorimit të qymyrit të drurit. Uji i filtruar kthehet sërish tek kokrrat e kafesë të cilat më pas thahen duke marrë së bashku aromën e përqendruar në ujë.

Kafeina e nxjerrë gjatë filtrimit shitet tek prodhuesit e lëngjeve të gazuara. Kafeja me kafeinë ka një shije dhe aromë superiore në krahasim me kafenë dekafeinato. Besohet se efektet e padëshiruara të kafesë, siç janë nervozizmi dhe rrahjet e shpejta të zemrës, nuk shmangen plotësisht edhe nëse pini kafe dekafeinato.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: