Categories Lifestyle

Dieta për moshën mbi 40-vjeçare, si të humbisni peshë me zakone të thjeshta

Dietë në moshën 40 vjeçare? Ja disa shembuj praktik per t’u dobësuar:
Pas të 40-ave, në fakt, është më e lehtë të akumulohen disa kg pasi metabolizmi ynë ka tendencën të ngadalësohet, trupi i nënshtrohet ndryshimeve hormonale dhe djegia e yndyrave bëhet gjithmonë e më e vështirë.

Në këtë gjë shpesh ndikojnë të tjetë faktorë që kontribuojnë në lëvizjen në krah të gabuar të gjilpërës të peshores siç janë: një stil jo korrekt dhe shume sedentar i jeteses, pak ushtrime fizike, ose një ushqyerje jo e kujdesshme. Si mund të heqesh kalorite e tepërta dhe të modifikosh këtë zakon jo të drejtë?

Zvogëloni porcionet – Femrat dhe meshkujt kanë të nevojshme një sasi të ndryshme kalorish ditore. Por duke jetuar së bashku shpesh herë tendenca është të uniformizohen sasitë, ora si burri ashtuedhe gruaja në shtëpi konsumojmë të njëjtin volum ushqimi, duke rritur kështu rrezikun e akumulimit të kg të tepërta pa e menduar.

Një këshillë e vlefshme do të ishte zvogëlimi gradualisht i porcioneve, duke ngrene pak dhe gjithçka në sasi të moderuar. Per të patur në kontroll sensin e bollëkut është mire te konsumoni perime te gjalla ose te ziera ndoshta perpara se te filloni pjaten kryesore.

Proteinat, djatherat dhe bishtajoret janë të domosdoshme per te humbur peshe, dhe duhet te jene gjithmone ne tavoline, por duke qene te kujdesshem me masën.

Bëni lëvizje – Pas të 40-ave është shumë e rëndësishme të bësh lëvizje. Ushtrimet fizike ndihmojne te rrisesh metabolizmin, të forcosh muskulaturen, te zvogelosh perimetrin dhe mos te akumulosh dhjame.

Ne alternative me palestren per te qendruar ne forme e te dobesohesh duhet te besh not, te ecesh me hap te shpejte, te ngasesh bicikleten. Gjysem ore aktivitet aerobik i moderuar dhe konstant çdo ditëmund te jete I mjaftueshem per te garantuar benefite te dukshme në organizëm.

Konsumoni vakte të ndërmjetme – Per t’i rezistuar tentativave e mos te arrish tek vakti tjeter pa nje uri të çmendur një mënyrë shumë e mirë eshte te konsumoni vakte të ndërmjetme të vogla gjatë ditës.

Çdo 4-5 ore, është mire të konsumoni fruta te fresketa, nje copë te vogel djathë grana, ndonjë fete proshute magro, nje kos natyral ose nje biskote intergrale. Embelsirat, te skuqurat ose ushqimet e paketuara kane sasi te teperta kalorish dhe sheqererash dhe duhet te konsumohen rradhe ose te eleminohen per te mos rrezikuar ne rritjen e sasive kalorike. AK

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME