fbpx
Lifestyle

Disa nga vetitë ushqyese të kivit

Ky frut antioksidues ka mbi 20 lëndë ushqyese vitale. Janë me kalori të ulët, por energji të lartë, d.m.th janë të mirë për ata njerëzit të cilët mendojnë të humbin peshë, shkruan Gazeta Metro. Në vijim mund t’i lexoni disa nga vetitë ushqyese të kivit: Burim i pabesueshëm i vitaminës C dhe E të mbështetur në antioksidant Një arsye pse kivi është padyshim një super ushqim është sepse është i pasur me antioksidant që luftojnë dëmet e radikale të lira.

Në një studim kivi u shtua në një dietë normale dhe tregoi se me vetëm një ose dy kivi në ditë, u shfaq një rënie në dëmtimin oksidativ të brendshëm. Një arye e madhe për këtë është që niveli i vitaminës C në kivi është më i madh sesa në portokaj dhe siguron përfitime që ndihmojnë në riparimin dhe mirëmbajtjen e një numri të madh të indeve dhe sistemeve trupore.

Për më shumë,  përmbajtja e vitaminës C në kivi është pa yndyrë dhe është component i fortë në uljen e kolesterolit dhe luftën ndaj radikaleve të lira. Përveq përmbajtjes së lartë në vitamin C dhe E, të dy këto antioksidant natyral, fruit i kivit është po ashtu i pasur me polifenole të cilat kanë aktivitet imunostimulator, që do të thotë se ato mund të shpejtojnë përgjigjen e sistemit imunitar . Kundërshton plakjen dhe përmirëson shëndetin e lëkurës Kolagjeni është proteina më e bollshme në trupin tonë dhe blloku i ndërtimit që mban lëkurën, muskujt, kockat dhe tendonat. Ajo prishet derisa ne jetojmë dhe varemi nga vitamina C, të cilën e dimë se kivi ka mjaft.

Sipas një hulumtimi polisakaridet në kivi janë në gjendje të dyfishojnë sintezën e kolagjenit në trup, krahasuar me kushtet normale kur ky aktivitet zvogëlohet në moshë. Kivi poashtu është bartës në karotenoid dhe antioksidant i quajtur lutein, i cili është jashtëzakonisht i dobishëm për shëndetin e lëkurës duke mbrojtur lëkurën nga drita UV, duke shënuar edhe një përfitim tjetër për kivin.

Përmirëson frymëmarrjen

Kivi dhe fruta të tjera të larta në përmbajtjen e vitaminës C janë përdorur me sukses për të trajtuar një numër të sëmundjeve të frymëmarrjes. Dy studime kanë treguar reagime të dobishme tek të rriturit dhe fëmijët që vuajnë nga astma dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes dhe infeksione pas shtimit të kivit në dietat e tyre.

Të dy studimet përfunduan se fruti ishte në gjendje të rriste përqendrimin e vitaminës C në trup, i cili ishte në gjendje të zvogëlonte simptomat e pacientëve, duke përfshirë zvogëlimin e tronditjes, kongjestionin e kokës dhe kohëzgjatjen e dhimbjes së fytit.

I mirë për shikim dhe parandalimin e sëmundjeve të syrit

Furnizimi i vetive ushqyese të kivit jo vetëm që mbron lëkurën, por është gjithashtu një fitokemik i fuqishëm që mund të parandalojë shumë sëmundje të syrit, përfshirë degjenerimin makular të moshës. Luteina është në gjendje të mbrojë syrin duke filtruar dritën e dëmshme UV.

Kivi ka 171 miligramë lutein në një frut të madh, i cili është shumë më i lartë se pothuajse çdo frut tjetër. Së bashku me lutein, kivi ka një furnizim të madh të një karotenoidi tjetër, vitamina A, e cila është po ashtu e dobishme për shëndetin optimal të syve.

Ndihmon në tretje

Kivi ka pasur sukses në trajtim të zorrëve dhe çrregullimeve të tretjes. Një numër studimesh kanë treguar se kivi ndihmon në zvogëlimin e ndërlikimeve të lidhura me sindromën e zorrëve të irrituar, si dhe sëmundjen e zorrëve inflamatore. Rezultatet e studimeve sugjerojnë se shtimi i kivit në dietat e pacientëve paraqet antioksidantë dhe fibra, të cilët ishin në gjendje të prodhonin rezultate antiinflamatore, si dhe përmirësime të përgjithshme në funksionin e zorrëve.

Përmirëson sistemin kardiovaskular

Nuk ka dyshim se kivi është një superstar i shëndetshëm për zemrën. Një kivi në ditë mund të ofrojë një rrezik më të ulët të goditjes së gjakut, mpiksjeve të gjakut dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Kaliumi në kivi ndihmon në uljen e presionit të gjakut, kundërsulmon natriumin në trup dhe është një vazodilator, duke lehtësuar enët e gjakut në të gjithë trupin. Fibra e gjetur në kivi është gjithashtu shumë e shëndetshme për zemrën, së bashku me vitaminën K, e cila është në gjendje të parandalojë ngritjen e kalciumit në arteriet dhe për këtë arsye të aftë të zvogëlojë rrezikun për sulme në zemër.

Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht kivi ,për 15 për qind kanë ulur nivelet triglicerid në krahasim me ata që nuk e bëjnë. Kivi është gjithashtu një burim i madh i omega-3s, magnezit, vitaminës E dhe bakrit, të cilat ndihmojnë në mbajtjen e duhur të sistemit kardiovaskular.

Mirëmbajtja dhe riparimi i kockave

Furnizimi i konsiderueshëm i Kivit me vitaminë K është i nevojshëm në trupin tuaj për më shumë se vetëm arteriet e shëndetshme. Vitamina K është e nevojshme për të përdorur kalcium për të bërë eshtra, prandaj një mangësi e vitaminës K mund të jetë jashtëzakonisht problematike. Studimet sugjerojnë se dietat e larta në vitaminë K mund të përmirësojnë shëndetin e kockave dhe të zvogëlojnë rrezikun e dëmtimeve të lidhura me kocka dhe sëmundjeve si osteoporoza.

Serotonina ndihmon për problemet e gjumit

Një tjetër veti ushqyese e  kivit është përmbajtja e serotoninës. Serotonin mund të jetë arsyeja pse fruti ka një reputacion afatgjatë për aftësitë e saj për të ndihmuar gjumin. Serotonini në kivi ka treguar të rrisë kohën e gjumit dhe efikasitetin e gjumit me 13 për qind dhe 5 për qind, kështu që nëse nuk mund të fleni, kivi mund të ndihmojë. Ekzistojnë gjithashtu prova për të sugjeruar që serotonin mund të ndihmojë në rritjen e memories dhe humorit dhe madje mund të ndihmojë me depresionin

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button