Lifestyle

Dita Botërore e Shpendëve Shtegtarë, gjendet foleja e dytë e lejlekut të rrallë në Shqipëri

“Shpendët e e Shqipërisë” me rastin e Ditës Botërore të Shpendëve Shtegtarë 2020 raporton gjetjen e folesë së 2-të të lejlekut (Ciconia ciconia) në Fushën e Maliqit.

Sipas informacioneve të grumbulluara nëpërmjet intervistave me banorë të zonës përreth, kjo fole eshte ndërtuar para 6 vitesh dhe çifti ka folezuar rregullisht dhe ka çelur pasardhës. Lejleku është një prej shpendëve më të rrezkuar në vendin me nje popullatë të vërtetuar deri më tani prej vetëm 8 çiftesh folezuese, marrë për bazë edhe 2 gjetjet e fundit në Fushën e Maliqit.

“Shpendët e Shqipërisë” vazhdon punën në terren për të vëetetuar edhe informacionet e tjera per folezimin e këtij lloji në fushën e Maliqit. Lejleku (Ciconia ciconia) është një shpend me gjatësi trupi 95-110 cm. Karakterizohet nga ngjyra e bardhë dhe pendët e fluturimit janë me ngjyrë të zezë. Karakterizohet nga ngjyra e kuqe e këmbëve dhe e sqepit.

Jeton në zonat rurale dhe preferon si ushqim bretkosa, gjarpërinj, brejtës, insekte dhe kafshë të tjera vertebrore dhe invertebrore që gjenden pranë lumenjve dhe liqeneve. Në Shqipëri, mbart statusin si specie e rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje, por kësaj radhe është shfaqur në Maliq.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close