Categories Lifestyle

“E dua shqip”, katalogu i prodhimeve “Made in Albania” edhe një “atraksion turistik”

“E dua shqip” është nisma më e re e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në mbështetje të bizneseve shqiptare dhe produkteve ‘Made in Albania’. AIDA, njofton se, çdo biznes apo artizan, që prodhon produkte të ndryshme tradicionale nga çdo skaj i vendit, duke i prezantuar ato në një katalog të posaçëm mund t’i kthejë në asete dhe në një “atraksion turistik” për vendin e origjinës nga (qytetin, fshatin) ku prodhohen.

Ekspertë të AIDA-s, shprehen se, kjo nismë synon të krijojë një katalog sa më të plotë dhe gjithëpërfshirës, i cili i vjen në ndihmë sektorit të turizmit si një guidë kulinare apo artizane për veçoritë që kanë zona të ndryshme sipas produkteve të promovuar.

AIDA i bën apel biznesit vendas, të bashkëpunojnë së bashku për të njohur produktin shqiptar që është aq i larmishëm dhe në dinamikë të vazhdueshme të ripërtëritjes së traditës së hershme, mjaft e kërkuar nga vizitorët vendas dhe të huaj. “Rrënjët janë të rëndësishme. Zgjidh shqip, duaje tënden.Kjo fushatë promovimi e produkteve shqiptare ka si qëllim forcimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vendin tonë”, shprehet në njoftimin e saj AIDA.

Ndërkohë Gështenja e Malësisë së Madhe, Mjalti i Gështenjës së Tropojës, Mjalti i Gështenjës së Malësisë së Madhe, Boronica e Bjeshkëve të Tropojës, Boronica e Bjeshkëve Kuksiane, Jufka Dibrane, Mjalti i Gështenjës së Reçit, Mishi i Dhisë së Hasit, Uji Korabi, Uji Glina dhe Vaji i prodhuesve nga Borshi, janë 11 produktet tradicionale shqiptare që kanë markën e cilësisë.

Ndryshimet e miratuara së fundi në ligjin “Për skemat e cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore”, i kanë hapur rrugë njohjes dhe certifikimit të produkteve bujqësore agroushqimore me tre sisteme kryesore të përafruara me BE-në që janë: Emërtimi i Origjinës së Mbrojtur (EOM), Treguesi Gjeografik i Mbrojtur (TGJM) dhe Specialiteti Tradicional i Garantuar (STG). Fokusi dhe vlerësimi i karakteristikave unike të produkteve shqiptare bëhet sipas  praktikave të vendeve të BE, çka i ka hapur rrugë ndërtimit të sistemeve të cilësisë për një gamë edhe më te produkteve shqiptare, që janë një potencial dhe vlerë e shtuar për ofertën turistike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME