fbpx
BotaLifestyle

E gjithë bota bashkohet dhe këndon në shqip këngën “Lule lule”

Kushtet e karantinës kanë bërë që njerëzit nga mbarë bota të lidhen me njëri-tjetrin përmes platformave online. Muzika shqiptare, bashkon qytetarë nga e gjithë bota, për të dhënë mesazhin se “Të bashkuar do ja dalim” në betejën me Covid-19.

Tingujt dhe fjalët e këngës “Lule lule”, thyejnë kufijtë e izolimit të imponuar nga pandemia, duke treguar edhe njëherë se arti është një gjuhë universale, që afron shpirtërat, e i bën më human. “Qëndrojmë të bashkuar, edhe pse larg”, është mesazhi që përmes frymës pozitive të këngës arbëreshe, u shkon qytetarëve në mbarë botën në këto momente të bashkuara.

Gazeta “Shqiptarja” ka përcjellë se thirrrja e këtij Asambli social vjen nga Kina, Belgjika, Italia, Shtetet e Bashkuara, Armenia, Brazili etj. Të gjithë këndojnë shqip, duke treguar dhe njëherë fuqinë e artit, të muzikës për të bashkuar e dhënë kurajë në momentet më të errëta.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button