Categories Lifestyle

E keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me dhjamin kur dobësoheni?

Humbja e peshës është objektiv, për disa dhe për disa të tjerë jo. Po ky shkon dhjami i tretur? Deri më tani, shumë njerëz kanë besuar se dhjami i akumuluar ose yndyrnat transformohen në energji.

Kjo teori është e gabuar. Problemi me të qëndron në faktin se shkel disa prej koncepteve themelore të kimisë. Disa njerëz janë të mendimit që yndyrnat e djegura kthehen në masë muskulore, gjë që është e pamundur.

Si funksionon metabolizmi i yndyrës; Përgjigja e saktë e kësaj pyetje është se dhjami konvertohet në dioksid karboni dhe ujë. Njeriu e nxjerr dioksidin e karbonit nëpërmjet frymëmarrjes. Uji nga ana tjetër qarkullon në organizëm deri sa del nëpërmjet lëngjeve të trupit apo djersës.

Nëse humbisni 4 kilogramë, 3 kg yndyrna humbasin nëpërmjet mushkërive dhe vetëm 1 kg del nëpërmjet lëngjeve të trupin. Me fjalë të tjera, e gjithë pesha e tepërt del nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes.

Mund të duket e habitshme, por çdo gjë që ne hamë kalon nga mushkëritë. Sipas të dhënave çdo karbohidrat që njeriu tret dhe çdo yndyrnë konvertohet në dioksid karboni dhe në ujë.

E njëjta teori vlen edhe për alkolin. Proteinat kanë të njëjtin fat. Fibra është i vetmi element tek ushqimi që del e patretur nëpërmjet zorrës së trashë. Kokrrat e misrit janë një shembull i kësaj teorie. Çdo gjë tjetër që njeriu gëlltit, përthithet në qarkullimin e gjakut, organe dhe më pas avullon.

Hani më pak, nxirrni më shumë; Natyrshëm lind pyetja nëse yndyrnat kthehen në dioksid karboni, a mund të humbasësh peshë thjeshtë duke marrë frymë? Për fat të keq, nuk funksionon kështu. E vetmja mënyrë për të rritur sasinë e dioksidit të karbonit të dalë jashtë është duke lëvizur muskujt.

Për shembull, qëndrimi në këmbë ose thjesht procesi i të veshurit dyfishon ritmin metabolik. Në rast se ju do të provonit të gjitha rrobat që keni në garderobë për 24 orë orë, do të nxirrnit plot 1200 gramë dioksid karboni nëpërmjet frymëmarrjes. Nëse ecni, gatuani, pastroni gjithashtu mund të rrisni ritmin e metabolizmit dhe të humbisni në peshë./AgroWeb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME