Categories Lifestyle

E keni përdorur gabim, dollapi poshtë furrës është për këtë arsye

Shumica nga ne në atë dollap kryesisht lëmë gjërat e nevojshme, siç janë letrat e kuzhinës, foliet, tepsitë dhe mjete të tilla të cilat në shumicën e rasteve nuk kemi vend ku t’i vendosim dhe zgjedhim t’i lëmë aty.Por a i keni bërë ndonjëherë vetes pyetjen se çfarë shërben në të vërtetë ai dollap?! Dollapi poshtë furrës elektrike, ndryshe quhet “dollap i nxehtë”, pasi shërben që të ruhet nxehtësia e ushqimit rreth 2 orë pasi që të jetë gati.

Pra, në vend se t’i lini gjërat e kuzhinës, si tepsitë dhe gjërat e tjera, ju mund ta futni ushqimin e përgatitur të cilin nuk pretendoni ta hani menjëherë pasi të jetë gati. Thjeshtë hiqni të gjitha gjërat nga dollapi poshtë furrës, pastrojeni mirë atë dhe filloni ta përdorni për arsyen pse ekziston!

Ky dollap është shumë i dobishëm sidomos në rastet kur keni përgatitur darkë ose drekë për mysafirë të rëndësishëm dhe ata nuk vijnë në kohë ose vonohen më shumë se që duhet. Dhe në këtë rast ky dollap hyn në funksion, duke ju ndihmuar që ta mbani ushqimin e nxehtë edhe për disa minuta më shumë, duke mos e lënë të ftohet.

Nëse ende nuk jeni të sigurt për këtë gjë, ju mund t’i lexoni instruksionet që shkruajnë në garancionin e furrës së shporetit elektrik. Pra, thjeshtë pastrojeni atë mirë, largoni pajisjet e tjera dhe filloni ta përdorni dollapin për atë çfarë është krijuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME