Categories Lifestyle

E thonë astrologët, zbulohen arsyet përse viti 2021 do të jetë i mbarë

Të gjithë e dimë sa shpejt ndryshoi bota në 2020-ën dhe brenda një nate, rutina jonë s’ishte më ajo që njihnim. Gjithsesi, jemi thuajse në fund të vitit dhe sytë i kemi nga 2021. Jemi para një tjetër të panjohure, por sipas astrologjisë, thuhet se ky vit do të jetë goxha shpresëdhënës, prandaj niseni me optimizëm. Gjithë ngjarjet astrologjike për 2021-in lidhen me bashkëpunim, kreativitet dhe fillime të reja. Çfarë do të thotë kjo?

Bashkimi “hyjnor”: Jupiteri dhe Saturni në Ujor – Kur themi “bashkimi hyjnor” e kemi fjalën për dy planetë që takohen bashkë në të njëjtën pikë të qiellit. Në këtë rast, kemi Jupiterin dhe Saturnin. Astrologët e konsiderojnë si ngjarje të madhe sepse hera e fundit kur ka ndodhur diçka e tillë ka qenë fillimi i viteve 1400. Sipas tyre, ky event qiellor na fut në një rreth me mundësi të reja, inovacione, lidhje dhe shpresë!

Eklipset e ardhshme – Eklipset sjellin kohëra ndryshimesh! Ndodhin kur Dielli, Hëna dhe Toka rreshtohen në shumë mënyra, duke dhënë mesazhe të ndryshme për planetin tonë. Nga maji i 2021 deri në janar të 2022 do të kemi eklipse në shenjën e Binjakëve dhe Shigjetarit. Shigjetari përfaqëson potencialin dhe optimizmin, gjë që do të na bëjë të marrim prej energjisë së tij dhe të përdorimin maksimalisht imagjinatën tonë.

Nga ana tjetër energjia e Binjakëve do të shpërndajë kureshtje, humor, qejf, por kjo s’do të thotë që gjërat do të shkojnë vaj. Për të arritur deri këtu duhet të ndryshojmë sjelljen, të shohim me kujdes gjërat që kemi besuar dhe të pranojmë të mësojmë nga njëri- tjetrit.

Afërdita dhe Marsi do të bashkojnë forcat – Në 2020-ën, Marsi dhe Afërdita ishin në prapavijë. Gjërat shkuan më ngadalë, por kjo i përket të shkuarës tani. Në 2021-in, Afërdita dhe Marsi nuk do të jenë në prapavijë dhe kjo parashikon; marrëdhënie harmonike, kreativitet dhe kohë argëtuese. Është fiks një rikthim i dy energjive të kundërta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME