Categories Lifestyle

E vetmja gjë që duhet të bësh çdo natë para se të flesh

Duke i pasur plotësisht të qarta objektivat që do të arrish të nesërmen, do të jesh më produktive, por edhe do të lësh mënjanë gjërat e panevojshme që bën në mëngjes. Për ta nisur ditën mbarë që në mëngjes, në fakt puna duhet bërë qysh një natë më parë. Autori i “Extreme Productivity” dhe lektor në “Harvard Business School”, Robert Pozen, në një prononcim për New York Post, këshillon:

“Një natë më parë, vendos një regjim dhe shiko çfarë po bën dhe cili është qëllimi që ke për atë që po bën. Unë këshilloj që të praktikosh një mënyrë skematike me dy kolona. Në kolonën e majtë, vendos të gjitha takimet dhe telefonatat, ndërsa në të djathtën, shkruaj cili është qëllimi. (Pyet veten) Çfarë do të përfitoj nga kjo gjë?”

Këshilla tjetër e tij për mëngjese sa më produktive është mjaft e thjeshtë: Nxirr rrobat që do të veshësh të nesërmen një natë më parë, kështu që nuk do të mendohesh fare për këtë dhe mund ta fillosh ditën më lehtë. “Unë jam kundër nisjes së ditës me një mëngjes të mërzitshëm”,– thotë Pozen.

Duke i pasur plotësisht të qarta objektivat që do të arrish të nesërmen, do të jesh më produktive, por edhe do të lësh mënjanë gjërat e panevojshme që bën në mëngjes. Kështu, do të përqendrohesh vetëm te qëllimet që i ke vetes një natë më parë dhe në gjërat që kanë më shumë rëndësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME