Categories Lifestyle

E vetmja gjë që nuk duhet të bësh asnjëherë para se të shkosh në plazh

Të gjithë duan të kenë lëkurë të butë para se të shkojnë në plazh. Megjithatë, ka diçka që nuk duhet ta bësh asnjëherë para se të dalësh në det. Dhe që mund të të habisë. Edhe pse mund të jetë e domosdoshme, këmbët nuk duhet t’i depilosh me brisk para se të dalësh. Brisku e bën lëkurën gati për acarim dhe sapo të shkosh, ajo do skuqet në vendet e qimeve. Për njerëzit që djersinë, do të acarohet edhe më tepër, sepse gjëndrat e djersës zakonisht e bllokojnë lëkurën.

Depilimi më brisk hap poret dhe e ekspozon lëkurën para diellit, rërës, kripës apo klorit. Uji i kripur në zonat e sapodepiluara me brisk shkakton një ndjesi intensive skuqjeje dhe djegie. Kështu, për të qenë e sigurt, briskun përdore një natë para se të shkosh në plazh. Kjo do t’u japë kohë poreve të mbyllen për të parandaluar acarimin. Më poshtë janë disa këshilla që lëkura të jetë më e butë gjatë pushimeve:Të gjitha këto këshilla vlejnë edhe për depilimin me dyll. Të paktën 24 orë para se të shkosh në plazh, duhet të përdorësh depilimin me dyll.

Përdor gjithmonë krem kundër diellit. Është mënyra më e mirë për ta mbrojtur lëkurën nga dielli.Ndryshoje rregullisht briskun që përdor për depilim. Në qoftë se përdor brisk të vjetër, rrezikon edhe të pritesh. Një depilim i keq nga brisku mund të shkaktojë acarim të lëkurës, deri dhe në infeksione.

Apliko krem hidratant pas debilimit. Kremi e ndihmon lëkurën të mbrohet nga faktorët e jashtëm. Zonën e bikinit duhet ta depilosh të paktën 24 orë para se të shkosh në plazh, sepse është një zonë shumë e ndjeshme ndaj diellit, rërës apo kripës apo klorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME