Categories Lifestyle

Ekspertët francezë bëjnë thirrjen e fortë: Mos i përdorni këto llojë të maskave

Ekspertët francezë të shëndetësisë i kanë këshilluar njerëzit, që të mos mbajnë maska të bëra vetë në shtëpi. Kjo pasi sipas tyre, ato ofrojnë më pak mbrojtje ndaj varianteve të reja të koronavirusit që janë edhe ngjitëse.

Komiteti i shkencëtarëve, që i raporton qeverisë franceze, thotë se maskat e kategorisë së dytë ka gjasa që të mos e ndalojnë përhapjen e variantit “anglez’ të koronavirusit, apo varianteve të tjera nga Brazili dhe Afrika e Jugut. Kjo këshillë e ekspertëve, që i është paraqitur ministrave të hënën por nuk është publikuar ende, sugjeron po ashtu që distanca sociale nga 1 të mbahet në dy metër.

“Maskat me material të kategorisë së dytë filtrojnë vetëm 70 për qind, ndërsa maskat e kategorisë së parë, siç janë ato kirurgjikale, mund të mbrojnë deri në 95 për qind nëse mbahen siç duhet. Ndërsa ky varianti përhapet më shpejt, është e logjikshme që të përdoren maska me më shumë mbrojtje,” thotë Daniel Camus, nga Instituti Pasteur në Lille.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME