Categories Lifestyle

Empatia, lënda që fëmijet mësojnë në shkollë në Danimarkë

Ne Danimarke, Empatia eshte nje lende qe femijet mesojne ne shkolle qe kur jane shume te vegjel. Empatia eshte aftesia per ta vendosur veten ne vendin e te tjereve, te ndjesh ate qe ata ndjejne, te jesh prezent per ta, ti kuptosh ata. Me fjale te tjera te shohesh me syte e te tjereve, te degjosh permes vesheve te tyre, te ndjesh permes zemres se dikujt tjeter.

Empatia e vertete kerkon ti vendosesh emocionet e tua menjane, te dalesh jashte asaj qe per ty eshte familjare dhe te shohesh boten nepermjet perspektive totalisht te ndryshme. Nepermjet syve te dikujt qe vuan, nepermjet ekspericences se nje martiri.

E thene thjeshte te gjesh pjese te nje tjeter qenieje njerezore brenda teje dhe si e tille empatia nuk mund te ndihet nga kushdo. Disa njerez thjeshte nuk jane te afte te kuptojne sesi ndihen te tjeret. Ne te njejten kohe disa te tjereve kjo pjese ju vjen shume natyrshem. Njerezit ne Danimarke e dine saktesisht sesi eshte kjo ndjesi, perse do te pyesni, sepse ne Danimarke, empatia nuk eshte vetem nje tipar i kendshem i personalitetit, nje vecori per tu patur, eshte nje lende e detyrueshme ne shkolle, te cilen cdo femije e meson teksa rritet. Sa mahnitese dhe pabesushmerisht inspiruese eshte kjo pjese?! Nuk eshte cudi nese raporti i lumturise i Kombeve te Bashkuara e quan kete vend nje nga vendet me te lumtura ne bote.

Ky raport per here te pare u publikua ne 2012 dhe qe prej atij viti Danimarka mban vendin si nje nga 10 vendet me te lumtura ne 155 te tilla dhe kam pershtypjen qe te mesuarit e empatise si nje lende ne shkolle dhe si nje aspket i rendesishem ne jeten njerezore eshte padyshim nje nga arsyet perse keta njerez jane mete lumturit. Te mesuarit e Empatise eshte e detyrueshme ne Danimarke qe prej vitit 1993. Sipas websitit The Danish Way “menyra Daneze”, kjo lende eshte e nje rendesie te vecante ne kurrikulumet Daneze.

Ne cdo shkolle Daneze ekziston nje ore mesimi qe quhet “Klassens Tid”, qe mbahet nje ore ne jave. Ne kete ore, studentet ( moshat nga 6-16 vjec), jane te lejuar dhe inkurajohen te ndajne problemet e tyre me shoket e klases dhe mesuesit e tyre, ne kete menyre ata jane ne gjendje te arrijne te gjejne zgjidhjen me te miren te mundshme per problemet me te cilat hasen dhe vuajtjet qe perjetojne. Ata thjeshte degjojne dhe mundohen te ndohmojne njeri-tjetrin.

Perpjekja qe ata japin eshte te jene aty per njeri tjetrin dhe jo te jene ne kompeticion me njeri tjetrin. Keta te rinj mesojne qe kometicioni eshte dicka qe secili e ka me veten e vet jo me njeri tjetrin. Qe fokusi ne jete nuk duhet te jete te shkelqesh ose te triumfosh mbi dike por te bashkosh forcat dhe te punosh se bashku permes cdo pengese ne jete. Te ndihmosh ata ne nevoje, te inspirosh, te ndash urtesine, te japesh njohuri dhe mbi te gjitha te mos jesh egoist, dhe nese nuk kane asgje problematike per te ndare, femijet e kalojne kohen duke ndenjur me njeri tjetrin, pushuar dhe duke u argetuar hugee, (per ata qe nuk e njohin kete fjale e gjuhen Daneze eshte edhe emer edhe folje dhe nuk ka nje perkthim literal, por per popullin Danez eshte nje koncept mireqenieje).

Ata shpesh e perdorin per te pershkruar nje ndjenje te caktuar ose nje moment te ndare me dike te dashur per ta. Mund te pershkruhet si nje gjendje e komfortit absolut e mireqenies pa asnje lloj frustrimi apo shqetesimi, me pak fjale lumturi e paster.

Prandaj ne mendimin tim keta njerez rriten duke qene te lumtur, per te qene te lumtur, te matur dhe individe te veteplotesuar. Njerezit neper bote kane shkruar shume mbi praktikat e tyre, por nje nga autoret me popullor qe perpunon kete teme eshte shkrimtarja dhe psikologia Jessica Alexander, autore e librit “Menyra Daneze e prinderimit” , cfare njerezit me te lumtur ne bote dine rreth rritjes se nje femije konfident dhe te afte” “nje femije i cili eshte talent natyral ne matematike, pa mesuar si te bashkepunoje me ata qe e rrethojne nuk do te shkoje larg, atyre do ju duhet ndihme ne lende te tjera.

Eshte nje mesim madheshtor per t’ju mesuar nje femije ne moshe te re, duke qene se askush nuk ia del i vetem ne jete”- thote Jessica Alexander, dhe ajo vazhdon “shume studime tregojne se kur ti i shpjegon dicka dikujt – zgjidhjen e nje problemi ne matematike per shembull- ti jo vetem qe perftion duke e mesuar me mire ate lende sesa po ta mesoje permendesh por gjithashtu nderton aftesi ematike duke qene i kujdesshem per menyren sesi personi tjeter po e merr kete informacion dhe duke vendosur veten ne vendin e tij per te kuptuar sesi funksionon te mesuarit e dickaje. Personalisht jam pa fjale.

Keta njerez, keto qenie te mrekullueshme njerezore jane vite drite perpara nesh, ne me te vertete kemi shume per te mesuar prej tyre. Nese ne do te mundeshim te ndalim se qeni kaq shume githeperfshires kaq shume perthithes rreth vetes dhe te arrinim te kuptonim se edhe te tjeret kane ndjenja gjithashtu. Nga Stephanie Reeds, shkrimtare profesioniste me shume eksperience ne fusha si Psikologjia, marredheniet njerezore, shkenca dhe spiritualiteti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME