Categories Lifestyle

Frikat e fshehta të të gjitha shenjave astrologjike

Nga injorimi tek përgjegjshmëria, këto situata ua fusin frikën deri në palcë të gjitha shenjave. Deri më tani keni parë në shumicën e rasteve anën pozitive të çdo shenje horoskopi, por ekziston edhe ana e errët e secilës shenjë, më saktësisht frika juaj më e madhe bazuar te shenja juaj e horoskopit. Ja cilat janë frikërat sipas yjeve:

  1. Dashi/Frika për të humbur njerëzit e dashur

E vetmja gjë që kanë frikë personat e shenjës së Dashit, është frika për të humbur njerëzit e dashur. Ata njihen si luftëtarë dhe nuk e pranojnë, si dhe nuk e durojnë dot faktin se kanë humbur në një betejë që ka rëndësi për ta.

  1. Demi/ Frika nga paqëndrueshmëria financiare

Demat duan të jenë rehat me jetën e tyre dhe ta shijojnë në mënyrën më të mirë. Paqëndrueshmëria ekonomike për ta është frika më e madhe.

  1. Binjakët/ Frika për të marrë vendime

Binjakët simbolizojnë dy pjesë të ndryshme të karakterit të njeriut dhe nuk vendosin dot me siguri. Frika më e madhe e tyre është marrja e një vendimi të rëndësishëm.

  1. Gaforrja/ Frika për t’u larguar nga shtëpia

Personat që i përkasin shenjës së Gaforres dëshirojnë të qendrojnë në zona të sigurta. Ata duan vende ku askush nuk mund t’i lëndojë, pasi njihen si shenja më ndjeshme e zodiakut.

  1. Luani/ Frika nga injorimi

Personat që i përkasin shenjës së Luanit njihen për vetbesimin. Frika më e madhe për ta është injorimi, pra nëse dikush i injoron.

  1. Virgjëresha/ Frika për mangësi ndaj gjërave

Virgjëreshat njihen për dëshirën që kanë për t’i pasur gjërat perfekte. Në rastet, kur kjo gjë nuk ndodh, ata frikësohen shumë.

  1. Peshorja/ Frikë për të qëndruar vetëm

Personat e shenjës së peshores, sipas intv.al njihen për dëshirën që kanë për të pasur pranë njerëz dhe vetmia i frikëson shumë. Ata nuk mund të qëndrojnë dot vetëm.

  1. Akrepi/ Frikë nga braktisja

Ata janë të frikësuar nëse të tjerët mund t’i braktisin, ose nëse humbin individualitetin në një marrëdhënie. Ata mendojnë për të ardhmen dhe i bëjnë shpesh pyetje vetes si do shkojë jeta e tyre.

  1. Shigjetari/ Frikë nga humbja e lirisë

Personat e kësaj shenje njihen për dëshirën që kanë për të udhëtuar dhe bërë aventura. Ata kanë frikë nga zënia e hapësirës së tyre, pasi liria ka shumë rëndësi për ta.

  1. Bricjapi/ Frikë nga dështimet

Personat e shenjës së bricjapit kanë shumë frikë nga dështimet. Ata njihen për korrektësinë dhe ambicien e tyre dhe dështimi i tmerron shumë.

  1. Ujori/ Frikë nga kompromiset

Ata nuk pëlqejnë kompromiset në fusha të ndryshme në jetë. Ata urrejnë idenë e “punës në grup”, sepse ujori ka mendjen e vet. T’i lësh ata vetëm që të vendosin për gjërat, është gjëja më e mirë.

  1. Peshqit/ Frikë nga përgjegjësitë

Peshqit njihen për botën e tyre plot fantazi, që nuk duan të rriten. Frika më e madhe e tyre është: përgjegjshmëria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME