KuzhinaLifestyle

Gjylzeme; Përgatitur nga Nanë Rruzhdie Gërra nga Vlora!

Rubrika “KULINARIA ÇAME” Gjylzeme; Përgatitur dhe vënë në dispozicion për publikim nga Nanë Rruzhdie Gërra!

Receta: 1 kg miell gruri, 2 kokrra vezë, 2 filxhanë kafeje vaj, kripë, 400 gr arra, 1.2 kg sheqer, 200 gr gjalpë, kanellë, ujë. Përgatitja: Zëmë brumin me miell, vezë, vaj, ujë dhe kripë dhe e lëmë të vijë për një orë.

Përgatitim mbushjen me arra, kanellë dhe 100 gr sheqer. Hapim 5 petët e para dhe me qëllim që petët të mpihen fillojmë punën nga peta e parë që kemi hapur. E hapim në tavolinë, e pikojmë me gjalp dhe vaj të shkrirë, hedhim masën me arra dhe e mbledhim si firzamonikë. Kështu veprojmë për çdo petë.

Më pas i shtrojmë në tepsi ashtu siç janë. Në varësi të formës së tavës bëjmë shtrimin ose në formë rrethore ose katër këndore dhe më pas i presim. Piqet në 180 gradë derisa të marri ngjyrë kadife. Ndërkohë përgatitim sherbetin me 1 litër ujë dhe 1.1 kg sheqer. Pasi ftohet ëmbëlsira i hedhim sherbetin të nxehtë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close