Categories Lifestyle

Hulumtimet e fundit “befasuese”, as 25 kafe në ditë nuk e dëmtojnë shëndetin tuaj

Një ditë pa kafe është e paimagjinueshme për miliona njerëz në mbarë botën, dhe për të gjithë ata, studiuesit kanë një lajm të mirë.

Sipas hulumtimeve të fundit, mund të pini deri në 25 gota kafe në ditë, pa frikë se rrezikoni shëndetin e zemrës.

Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar që kafeja rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe goditje në tru, kjo është arsyeja pse studiuesit kanë sugjeruar të mbani një vëmendje se sa kafe pini çdo ditë.

Por një studim i ri i kryer në Britani të Madhe, duke përfshirë më shumë se 8,000 njerëz, tregoi se mund të pini deri në 25 gota kafe në ditë.

Njerëzit që konsumonin deri në 25 filxhanë kafe çdo ditë, nuk kishin një rrezik më të lartë për të bllokuar arteriet sesa njerëzit që konsumonin më pak se një filxhan kafe çdo ditë, transmeton KosovaPress.

“Me gjithë popullaritetin e lartë të kafesë në të gjithë botën, raporte të ndryshme mund të dekurajojnë njerëzit nga konsumimi dhe shijimi i kafesë. Edhe pse ne nuk mund të dëshmojmë shkaktarin e lidhjes në këtë studim, hulumtimi ynë tregon se kafeja nuk është aq e keqe për arteriet siç sugjerohet nga studimet e mëparshme,” tha Kenneth Fung nga universiteti Queen Mary i Londrës që kreu studimin./ekspress

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME