Categories Lifestyle

Humbja e sensit të nuhatjes: sëmundja e padukshme, por me një ndikim serioz

Humbja e sensit të nuhatjes apo “shqetësimi” i këtij sensi nuk është edhe aq e rrallë sa mund të mendoni.

Një në 20 persona e përjetojnë në një pikë të jetës së tyre. Mund të ndodhë si një rezultat i sinusitit kronik, dëmit të shkaktuar nga viruset e të ftohtit, apo i një dëmtimi në kokë. Ndonjëherë është edhe pararendës i sëmundjeve të sistemit nervor, si Parkinsoni dhe Alzheimeri. Por, krahasuar me humbjen e dëgjimit dhe shikimit, për këtë problem ka pak studime dhe vëmendje mjekësore.

Personat me humbje të sensit të nuhatjes mund të përballen me probleme të ndryshme, si të ndihen të izoluar, probleme me marrëdhëniet shoqërore apo familjare, ndikim në shëndetin fizik dhe vështirësi dhe kosto për të marrë trajtim.

Dëme serioze

Humbja e nuhatjes i lë personat vulnlnerabël ndaj rreziqeve mjedisore, si ushqimi i prishur apo rrjedhjet e gazit. Gjithashtu ka një efekt negativ në aktivitet dhe eksperiencat që mund të keni, që mund të shkaktojë një rrezik potencial.

Ndoshta kjo nuk është surprizuese duke ditur dimensionet shtesë që u jep nuhatja ushqyerjes, eksplorimit të mjedisit dhe kujtesës. Kështu, sensi i nuhatjes është një sens sa shpëtues edhe përmirësues për jetën. Humbja e tij mund të ketë efektin e kundërt. Studime të fundit nga SHBA dhe Skandinavia tregojnë që humbja e sensit tuaj të nuhatjes është një faktor risku për të vdekur më të rinj.

Anosmia (humbja e nuhatjes) shkakton shqetësime fizike, ku përfshihen dieta dhe oreksi. Për shkak të kënaqësisë së reduktuar gjatë ngrënies, disa persona mund të raportojnë një oreks të reduktuar dhe humbje peshe. Të tjerë mund të përjetojnë një rënie të përgjithshme të cilësisë së dietës së tyre ushqimore me reduktimin e përceptimit të shijeve që çon në rritjen e konsumimit të ushqimeve me vlera të ulëta ushqyese, transmeton shëndeti.com.al.

Çrregullime emocionale

Emocionet negative të përjetuara nga personat që kanë humbur sensing e nuhatjes përfshijnë turpin, trishtimin, depresionin, shqetësimin dhe sikletin. Kjo humbje ndikon në çdo aspect të jetës, duke filluar nga shqetësimet e përditshme si higjiena personale, deri në humbjen e intimitetit dhe përkeqësimin e marrëdhënieve personale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME