Categories Lifestyle

Hygerta Sako humbi 12 kilogramë me Dietën e Grupit të Gjakut, ja si ndahen

Hygerta Sako humbi 12 kilogramë falë dietës së grupit të gjakut. Dieta e Grupit të Gjakut u krijua nga naturopathi Peter J. D’Adamo, i cili beson se ushqimet që konsumon ndërveprojnë kimikisht me grupin e gjakut.

Nëse ndjek një dietë të ideuar për grupin tënd të gjakut, trupi do ta tresë ushqimin në mënyrë më efiçente. Si rezultat, humbet peshë, ke më shumë energji dhe parandalon sëmundjet. Na lejoni të flasim më shumë për këtë

Ja çfarë rekomandon D’Adamo: Grupi 0: Një regjim ushqimor të pasur me proteina, pulë, peshk dhe perime, dhe njëherazi të varfër në brumëra, bishtaja dhe bulmet. D’Adamo rekomandon suplemente vitaminash për të luftuar problemet me stomakun që kanë njerëzit me grup gjaku 0.

Grupi A: Një regjim ushqimor vegjetarian bazuar në fruta dhe perime, bishtaja dhe legume, dhe drithëra – mundësisht organike dhe të freskëta sepse sipas D’Adamo, njerëzit me grup gjaku A kanë sistem imunitar të ndjeshëm.

Grupi B: Shmangni misrin, grurin, hikërrorin, thjerrëzat, domatet, kikirikët dhe farat e susamit. Pula është gjithashtu problematike, thotë D’Adamo. Inkurajohen perimet e freskëta, vezët, disa lloje mishi dhe bulmeti pa yndyrë.

Grupi AB: Ushqimet e rekomanduara përfshijnë tofun, frutat e detit, bulmetin dhe perimet e gjelbërta. D’Adamo thotë se njerëzit me grup gjaku AB kanë aciditet të ulët në stomak. Shmangni kafeinën, alkoolin dhe mishin e përpunuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME