Categories Lifestyle

I ftohti mund tu skuq fytyrën tuaj? Ja cila është zgjidhja që kjo gjë mos të ndodhë

Ekspozimi i tepërt ndaj të ftohtit pa mbrojtje adekuate mund të jetë i dëmshëm për lëkurën e pjesëve të ekspozuara të trupit Aq më parë kur është fjala për lëkurën e fytyrës që, nëse nuk i kushtohet kujdes, do të dehidratohet, thahet dhe plasaritet pas ekspozimit ndaj temperaturave të ulëta.

Për të parandaluar që kjo të ndodhë, ju nevojiten vetëm disa përbërës për përgatitjen e një preparati, i cili në lëkurën e ngrirë – ka një fuqi thuajse çudibërëse.

Fjala është për një përzierje të bananeve, bajameve dhe mjaltit, kombinimi i të cilave ka një efekt shpëtues në lëkurën e fytyrës dhe përgatitja e të cilave është shumë e thjeshtë.

Kjo është receta natyrale: Grini dy banane, shtoni dy lugë mjaltë dhe një lugë bajame të bluara. Kur gjithçka të jetë bashkuar, aplikojeni në fytyrë. Mbajeni për gjysmë ore dhe më pas shpëlajeni.

Përkatësisht, bananet përmbajnë agjentë hidratues që e bëjnë lëkurën fleksibël, elastike dhe të butë, ato janë perfekt për lëkurë të kombinuar.

Nga ana tjetër, mjalti është i shkëlqyeshëm për lëkurën e prirë ndaj akneve, sepse redukton skuqjen dhe i thanë ato falë përqendrimit të sheqerit. Nëse përzierjes i shtoni bajame të bluara, do të bëni një piling të shkëlqyeshëm, i cili do të largojë qelizat e vdekura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME