Categories Lifestyle

A ju dhemb shpatulla kur bën ftohtë? Zbuloni arsyet dhe mënyrën sesi ta trajtoni

Rënia e temperaturave tek disa njerëz vjen e shoqëruar me dhimbje dhe therje të shpatullës. Temperaturat kanë një ndikim të fortë në organizëm, duke shkaktuar kështu dhimbje në fund të qafës përkatësisht në regjionin e shpatullës.

Çfarë e shkakton dhimbjen e shpatullës kur bën ftohtë? Nëse e keni vënë re, kur bën ftohtë tendenca për të mbledhur supet është krejt e natyrshme. Kontraktimi i muskujve e bën dhimbjen akute dhe të mprehtë.

Nga ana tjetër, në ditët e ftohta, njeriu dëshiron të mblidhet e të mbështillet pa asnjë dëshirë për të lëvizur. Lëvizjet e kufizuara fizike shkaktojnë ngurtësim të muskujve. Nëse ju keni një ‘barrë të rëndë’ stresi mbi supe, atëherë dhimbja do të jetë edhe më e fortë.

Si mund ta shmangi këtë dhimbje? Sipas të dhënave të AgroËeb.org, aktiviteti i rregullt fizik edhe gjatë dimrit mirëmban qarkullimin e gjakut dhe largon dhimbjet.

Ekspertët thonë se nuk është e nevojshme të ngrini pesha të rënda, që të forconi muskujt dhe dendësinë kockore. Aktiviteti i rregullt fizik, qoftë edhe ecja, ndihmon edhe kundër ngurtësimit të muskujve. Mundohuni të rrini sa më lirshëm. Vishuni mirë dhe çlironi muskujt kur dilni. Shtendosja e muskujve mund gjithashtu t’ju ndihmojë kundër dhimbjeve të muskujve, që nxiten nga rënia e temperaturave.

Kur duhet të kërkoni ndihmën e mjekut? Nëse nuk jeni të sigurtë për shkakun e dhimbjes së shpatullës atëherë rekomandohet të kërkoni ndihmën e mjekut. Disa prej treguesve të një situate më problematike janë: Vështirësia në mbajtjen e sendeve ose ngritjes së krahut Dhimbja që vazhdon gjatë natës ose kur jeni duke pushuar

Dhimbja që vazhdon për shumë ditë Enjtje ose nxirje përreth shpatullës ose krahut, Temperaturë, skuqje të lëkurës dhe nxehtësi në zonën e dhimbjes. Çdo simptomë tjetër e pazakontë, siç është vështirësia në frymëmarrje. Nëse dhimbjet shtohen nga i ftohti, atëherë përpiquni të qëndroni në ambiente të ngrohta dhe lëvizni brenda shtëpisë suaj që të përmirësoni fleksibilitetin e gjymtyrëve./Gazeta Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME