Categories Lifestyle

Inteligjenca në plan të dytë, ky është çelësi i suksesit

Vullneti është më i rëndësishëm se niveli i inteligjencës kur vjen fjala tek të qënit i suksesshëm. Sipas psikologes Angela Duckworth iu deshën vite të tëra studimi të subjekteve të ndryshme për të dalë në këtë përfundim. Ndërsa krahason arritjet e karrierës, shpjegoi ajo për Forbes, ndodh të gjendesh përpara një përfundimi të papritur.

Shumë prej atyre që në shkollë kanë qenë fëmijë me një IQ prej gjeniu dhe që mësuesit i konsideronin të jashtëzakonshëm, mezi kanë avancuar në karrierë, thotë Duckworht që i mbështet këto pretendime në verifikimet e vetë, të bëra në kohë.

Si mund të ndodhë kjo? Shpjegimi që jep psikologja është se inteligjenca nuk duhet konsideruar si treguesi më i mirë për suksesin në të ardhmen. Sekreti i madh i suksesit, thotë ajo nuk është talenti; është puna, këmbëngulja dhe vullneti.

Përpjekjet e vazhdueshme, dëshira për të ecur përpara pavarësisht vështirësive e madje edhe dështimeve, të çojnë drejt përmirësimit, që vjen në këtë mënyrë ngadalë, por i sigurt. Tek njerëzit shumë të suksesshëm, Duckworth zbuloi së pasioni i shtynte të mos dorëzoheshin, ndërsa vetë rrugëtimi i tyre, sado i lodhshëm, kishte qenë po aq I rëndësishëm sa rezultati final.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME