Lifestyle

Ja cfarë do të thotë të shohësh në ëndërr të njëjtin person

Me siguri të gjithëve ju ka ndodhur që të shihni në ëndërr dikë çdo natë. Sipas ekspertëve  të shpjegimit të ëndërrave , dy janë interpretimet kyçe: dikush që e doni shumë ose dikush që është “armik” me ju.

Nëse i përjetoni ngjarjet që shikoni në ëndërr me të njëjtin person me të cilin keni një konflikt, zgjidhja do të ishte ta shikoni konfliktin nga afër, në mënyrë që ai të mos bëhet pjesë e jetës. Fakti që e shikoni shpesh në ëndërr, do të thotë që ka mbetur diçka peng te ju dhe duhet të marrë zgjidhje sa më parë.

Këshilla kryesore për të gjithë ata që iu përsëritet e njëjta ëndërr është edhe konsulta me një psikolog për të shmangur imazhe të tilla që jua shqetësojnë natën. Nëse shikoni në ëndërr një person që e doni dhe ju do shumë, sërish nuk është diçka pozitive.

Do të thotë që mes jush është krijuar një varësi e cila mund të mos ndikojë gjithmonë pozitivisht. Duke e parë vazhdimisht të njëjtin person në ëndërr, me gjithë dashurinë, ekziston tendenca t’ju kthehet në makth, shpjegojnë specialistët.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: