Categories Lifestyle

Ja cilat janë alergjitë më të zakonshme të pranverës dhe si t’i parandalojmë ato

Alergjitë në pranverë përbëjnë shqetësim për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Shpesh na japin shqetësime nga më të ndryshme, të cilat na pengojnë në aktivitetet e përditshme. Alergjitë më të zakonshme të pranverës janë:

Reaksionet alergjike: Simpatomat që zakonisht shkakton janë rrjedhja e hundëve, teshtitja, kruajtja dhe bllokimi i hundës dhe rrjedhimisht dhimbja e kokës. Është e mundur bllokimi i hundës të bëhet i përhershëm dhe të shkaktojë dëme serioze, nëse nuk trajtohet si duhet në kohën e duhur.

Astma Alergjike: Simptomat e astmës alergjike ndryshojnë në varësi se sa e rëndë është ajo. Mund të shfaqet me një “djegie” në gjoks ose me kollë. Sidoqoftë, mund të jetë më serioze dhe të bëjë që të keni vështirësi në frymëmarrje dhe në të njëjtën kohë të keni kollë të fortë. Shkaku kryesor për shfaqjen e alergjive të pranverës është poleni i pemëve, i cili vazhdimisht qarkullon në ajër.

Simptomat më të zakonshme të alergjive pranverore janë: Sy të kuq që lotojnë Sy të thatë dhe kruarje Sy me rrathë të zinj
Rrjedhje sekrecionesh nga hunda
Kollë Teshtitje
Prandaj, përpiquni të qëndroni në shtëpi gjatë ditëve të thata dhe me erë.
Koha më e mirë për të dalë, sipas ekspertëve, është pas shiut, i cili do ta ketë pastruar atmosferën nga poleni. Minimizoni punën me bimë në ballkon dhe në oborr.
Sapo të ktheheni në shtëpi nga jashtë, hiqini rrobat menjëherë dhe bëni një dush të shpejtë për të larguar polenin nga lëkura dhe flokët tuaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME