Categories Lifestyle

Ja Pse lënia e duhanit është kaq e vështirë?!

Shpeshherë zotohemi dhe premtojmë që do ta lëmë duhanin, duke vendosur data dhe objektiva që nuk janë reale për fillim. Pastaj fillojmë të ndjehemi të zhgënjyer pasi që nuk i mbajtëm premtimet dhe zotimet. A e dini që shpeshherë dështojmë për shkak se kemi frikë për të kërkuar ndihmë. Lënia e duhanit jo vetëm që është detyrë e vështirë në aspektin mental, emocional dhe fizik, por do të jetë vërtetë një stres i madh për trupin tuaj për të tejkaluar varësinë nga nikotina dhe shprehia tashmë e krijuar për një kohë të gjatë.

Disa fakte për nikotinën.

Vetëm 4% deri në 7% të njerëzve të cilët tentojnë ta lënë duhanin ‘rrap-tap’ janë të gjendje ta bëjnë atë. Të kërkoni ndihmë nga qendrat këshilluese, mjekësore apo përmes medikamenteve të ndryshme, mund vërtetë t’i dyfishoj gjasat e lënies së kësaj shprehie të shpifur. Nikotina kalon në tru afërsisht 10 sekonda pasi është thithur cigarja dhe kur ajo arrinë në tru – DOPAMINA lirohet, që shkakton kënaqësi dhe qetësi te duhanpirësit. Posa ky efekt të përfundoj sa i përket dopaminës, lind nevoja për më tepër nikotinë dhe shfaqet dëshira për të pirë cigare përsëri dhe ky është cikël i pafund. Prandaj kur tentoni ta leni duhanin, shfaqen simptoma jo të këndshme si irritimi, nervoza, depresioni, ankthi dhe vështirësia për tu koncentruar që janë shkaktarët kryesor për t’iu rikthyer pirjes së duhanit. Lënia e duhanit nuk ka të bëjë vetëm me vullnetin.

Mesatarisht duhanpirësit kanë 6-11 tentime për lënie të duhanin para se të jenë të suksesshëm dhe çdo ditë pa cigare duhet të konsiderohet si sukses. Pirja e duhanit është vërtetë komplekse, pasi nuk është vetëm shprehi e keqe, është edhe varësi. Jo më kot duhani (nikota) konsiderohet drogë. E drogat janë shprehi të këqia që janë si rezultat i varësisë së krijuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME