Lifestyle

Ja shenjat që ju tregojnë nëse jeni gati apo jo për një marrëdhënie të shëndetshme

Të gjithë duam një partner, një  marrëdhënie të shëndetshme dhe një bashkëjetesë që do të na bëjë të lumtur. Kjo është arsyeja pse ju duhet të mbani qetësinë tuaj, të vëzhgoni seriozisht dhe të shihni qartë nëse njeriu që keni takuar mund t’ju ofrojë atë që ju kërkoni. Shenjat janë para nesh, ne i shohim ato, por shumë herë nuk i japim rëndësinë e duhur për shkak të dëshirës sonë të madhe për të qenë me dikë.  Jo!  Kjo mund të sjellë vetëm probleme.

Dora Minou , psikoterapiste për të rriturit, çiftet dhe familjen, na tregon shenjat, të cilat nuk duhet ti anashkalojmë kur jemi në marrëdhënie apo kur pretendojmë të krijojmë një të tillë. Çdo marrëdhënie është padyshim një rrezik. Takojmë dikë dhe për arsye të paditura ai na magjeps dhe ne fillojmë ta shohim veten në marrëdhënie me të.

Sigurisht që dy njerëz të ndryshëm kur takohen nuk mund të parashikojnë të ardhmen e një marrëdhënieje. Megjithatë shpesh ka disa të dhëna që mund të na fusin në procesin e të menduarit nëse mund të investojmë emocionalisht te një person dhe të “ndërtojmë” një marrëdhënie të shëndetshme me të.

Cilat janë shenjat? -Është divorcuar së fundmi dhe nuk i ka shëruar plagët. Kjo do të thotë që mbart “llogari të hapura” nga e kaluara dhe me siguri herët a vonë kjo do të shihet në marrëdhënien tuaj. Në raste të tilla, personi shpesh përpiqet të hyjë në marrëdhënie në mënyrë që të konfirmojë dhe mbulojë pasiguritë e tij ose madje për t’i provuar ish-it se ai mund të vazhdojë jetën pa atë.

– Nuk e pranon atë që ti je në të vërtetë. Ai përpiqet t’ju sjellë në standartet e tij duke injoruar nevojat tuaja. Kjo tregon se ai ka një qëndrim egoist ndaj marrëdhënies dhe nuk e pranon vërtet gruan pranë tij. – Ngurtësia. Me pak fjalë ju tregon apo edhe ju thotë se duhet të veproni sipas dëshirave dhe bindjeve të tij. Ngurtësia shoqërohet shpesh me vese, një qëndrim kritik, por edhe shpesh ofendues.

-Dyshimet. Ai deklaron ose tregon se nuk i beson asnjë gruaje, ai konsideron se gjithmonë ka gënjeshtra dhe egoizëm në atë që ju thoni ose bëni. Përgjithëson sjelljet dhe qëndrimet tuaja. Nënvlerëson emocionet tuaja. – Nuk ju komplimenton. -Nuk krijon sigurinë e duhur emocionale për ju, e cila është një kusht themelor për zhvillimin e një marrëdhënieje.

-Duket se po flirton me tjerat dhe shumë herë e bën para jush, duke ju vendosur në pozitë të vështirë.  Në përgjithësi, shumë herë vështirësia për të menaxhuar vetminë, pritshmëritë e të qenurit në një marrëdhënie do të ndryshojnë atë që duam. Nevoja për të marrë dhe dhënë në një marrëdhënie na bën të kryejmë zgjedhje të gabuara. Është mirë të shohim atë që kemi me të vërtetë përpara nesh dhe jo atë që do të dëshironim të kishim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: