Categories Lifestyle

Jeni nisur me pushime? Këto dy javë do jenë fantastike

Jemi në gjysmën e dytë të muajit gusht dhe shumë njerëz do të nisen me pushime.  Gjatë kësaj periudhe kemi pasur mjaft ditë të nxehta, por gjithashtu na kanë shoqëruar edhe reshjet e shiut. Ndaj dhe shumë pushues duan të dinë se si do të paraqitet moti për 15 ditët  e ardhshme. Meteorologu Hakil Osmani, ju jep përgjigje dyshimeve të pushuesve mbi situatën klimaterike në vend, sidomos për atë në zonat bregdetare.

Ai thekson se këto dy javë do të jenë mjaft të nxehta në zonat bregdetare, me temperatura që variojnë 37-38 gradë celsius. Përjashtim do të bëjë dita e nesërme, pra dita e martë dhe e mërkurrë që do të sjellë prezencë të vranësirave dhe reshjeve të karaktrit lokal.

“Në zonat bregdetare pritet që dita e martë dhe e mërkurrë të sjelli prezencë të vranësirave dhe reshjeve të karaktrit lokal, por që vlen të theksohet se do të jenë reshje të pakta. Nga dita e enjte dhe në vijm do të kemi rritje graduale të vlerave termike; po ashtu do të kemi dominim të motit të kthjellët, pra do të jemi në ndikimin e kësaj vale të të nxehtit. Në zonat bregdetare do të kemi më shumë mot  me diell, temperaturat të larta, 3 deri në 4 gradë më të larta se normalja e muajit gusht. Gjithashtu edhe pjesa tjetër e v endit do të jetë në dominimin e temperaturave të larta”

Sipas Osman-it vendi ynë do të përfshihet nga vala e të nxehtit deri në fund të këtij muaji, me përjashtim të prezencës së pakët të vranësirave apo reshjeve të karakterit lokal në zonat malore. “Kthjellimet do të jenë dominante jo vetëm në pjesën bregdetare, por edhe në pjesën tjetër të vendit, ku do të kemi mot  të qëndrueshëm, por herë pas here në zonat malore pritet edhe prezencë e pakët e vranësirave, të cilat në ditë të veçanta pritet të gjenerojnë edhe reshje të karakterit lokal”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

A e dini arsyen pse teshtini shumë herë radhazi?

Teshtimat janë metoda e trupit për nxjerrjen e irrituesve si pluhuri, poleni ose mikrobet nga…

LEXO ME SHUME