Categories Lifestyle

Kafeja ulë rrezikun nga sulmi në zemër

Çdokush mund ta reduktojë rrezikun e sulmeve në zemër apo infarktit thjesht duke pirë një filxhan kafe më shumë në ditë, sipas një studimi të ri.

Studimi thotë se me çdo filxhan kafe, pija ul rrezikun e sulmeve në zemër me 8 për qind, dhe infarktin me 7 për qind.

Thjesht duke pirë dhe një kafe më shumë në ditë mjafton të reduktojë rrezikun dhe studimi i publikuar nga American Heart Association thotë se nuk ka një kufi sa duhet të konsumoni.

Ky studim i bashkohet provave të tjera se pija ka përfitime të mira shëndetësore, dhe lufton disa lloje kancerësh, lehtëson dhimbjet e kokës, ndihmon në rënien në peshë dhe jetoni më gjatë.

Disa fakte të studimit:

Tre kafe në ditë ndihmojnë të jetoni më gjatë.

Katër kafe në ditë përgjysmon rrezikun e kancerit të gojës.

Studimi tregon se ata që pijnë një kafe një orë para stërvitjes, ushtrohen më gjatë.

Kafja të ndihmon të humbësh peshë, pasi përmban disa substanca që ndikojnë ne metabolizëm.

Është një ilaç kundër dhimbjeve, sidomos ekspresi.

Ndihmon me dhimbjen e kokës. Kombinim i aspirinës me kafeinë është më mirë se vetëm aspirinë.

Kafja të ndihmon në parandalimin e kancerit të mëlçisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME