Categories Lifestyle

Kanceri i lëkurës, dermatologia: Në dimër rreziku i njëjtë sa në verë

Dermatologia Eva Jorgaqi në QSUT, thotë se është rritur numri i personave që janë paraqitur ne repartin e dermatologjisë pas sezonit veror, ku vetëm këtë muaj janë shënuar tre raste me melanomë. “Numri i pacientëve që vijnë me probleme me kancerin e lëkurës në fund të sezonit është shtuar, në fund të muajit kemi pasur tre raste por edhe raste me forma të tjera që vijnë në spital”,-tha në ”Report TV”.

Kujdesi ndaj nishaneve dhe ndaj diellit nuk duhet vetëm në sezonin veror por dermatologia rekomandon që të vazhdohet dhe gjatë dimrit. “Gjatë dimrit pjesë e ekspozuara duhet të lyhen me krem dhe duhet të vijojnë kontrollet sipas këshillave të mjekut për personat që kanë një numër të përcaktuar nishanesh”.

Përveç diellit ka dhe faktorë të tjerë që ndikojnë tek shfaqja e kancerit të lëkurës, si faktorët gjenetik dhe ato ambiental. “Parfumi nuk duhet të ekzagjërohet, duhet të përdoret në sasi të vogla. Kur e kalojnë sasinë e duhur krijojnë probleme për lëkurën, mund të krijojë që nga problemet e vogla deri në acarimin e nishaneve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME