Categories Lifestyle

Kanë shije të hidhur, por këto ushqime janë fantastike për shëndetin tuaj

Ushqimet e hidhura zakonisht nuk janë të këndshme për shijen dhe shpesh njerëzit i shmangin ato. Sidoqoftë, këto lloje ushqimesh mbrojnë funksionin e zorrës.

Përmirësojnë tretjen dhe stimulojnë sekretimin e lëngjeve tretëse në pankreas. Për këtë arsye, duhet t’i përfshini në dietën tuaj ushqimore.

Kakao – Kakao ka një shije të hidhur dhe përveçse është shumë e mirë për zorrën, është një burim magnezi, kalciumi, zinku dhe hekuri. Është gjithashtu i pasur me flavonoide, që kontribuon në funksionimin e duhur të trurit.

Kamomili – Nëse dëshironi një pije të hidhur që është e mirë për stomakun por nuk doni të konsumoni kafeinë, atëherë mund të zgjidhni kamomilin. Në vend që t’ju japë energji, si pijet me kafeinë, ai ju relakson.

Kafe – Përveç efektit të saj të dobishëm në zorrë, kafeja jep energji, ndërsa stimulon trurin dhe përmirëson funksionin e zemrës.

Limoni – Limoni është i mirë për zorrët dhe sistemin tretës. Hidhni limon në ujë pasi lufton fryrjen e barkut. Në të njëjtën kohë, lëkura e tij ndihmon në funksionin e zorrëve.

Çaj jeshil – Konsiderohet si pija më e shëndetshme pasi përmirëson funksionin kardiovaskular dhe atë të trurit. Sipas studimeve, gjithashtu përmirëson gjendjen shpirtërore.

Uthull molle – Uthulla e mollës ndihmon me tretjen. Nëse nuk e doni shumë uthullën, mund ta zëvendësoni lehtësisht me lëng limoni.

Rukola – Rukola është shumë ushqyese dhe përveçse është e mirë për zorrën tuaj, gjithashtu kontribuon në shëndetin e mirë të kockave, pasi përmban vitamina A, K dhe C.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME